‘Klubi i Prodhuesve të Kosovës’ për herë të dytë organizon ‘Konventën e Prodhuesve të Kosovës’. Konventa do të mbahet me 19 shkurt në ambientet e hotelit ‘Emerald’ në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00. Në këtë organizim do të behën bashkë të gjithë prodhuesit dhe kompanitë nga Kosova për të prezantuar prodhimet e tyre dhe për të diskutuar për zhvillimin e produkteve të tyre. Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me koordinatoren për media nga ‘Klubi i Prodhuesve të Kosovës’ Tanita Zhubi, e cila tha se këtë vit konventa do të fokusohet në disa pika kryesore: “Kjo konventë ka për qëllim të ndikojë në fuqizimin e prodhimeve të vendit por edhe të rrisë konkurushmërinë e produkteve të prodhuara në Kosovë. Ediconi i dytë i konventës do të fokusohet më shumë në digjitalizimin e sektorit të prodhimit, në tërheqjen e investimeve të huaja direkte si dhe tema të tjera që janë shtytës të zhvillimit ekonomik në vend. Konventa e prodhuesve është një event gjithëpërfshirës me pjesëmarrës të shumtë që do të diskutojnë edhe për sfidat që hasin prodhuesit në Kosovë.”
Pjesë e konventës këtë vit do të jenë rreth 200 prodhues nga vendi , përfaqësues të bizneseve të ndryshme, po ashtu përfaqësues të ambasadave dhe organizatave jo-qeveritare në Kosovë.