Organizuar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, Java e Pestë për Siguri Globale Rrugore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të mbahet edhe në Kosovë, duke filluar nga data 6 deri më 12 maj 2019.
Njësoj sikurse në vitet e kaluara, edhe këtë vit në kuadër të kësaj jave do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.
Kjo javë do të fokusohet në udhëheqjen (lidershipin) për siguri në rrugë, kurse kampanja kryesore nën ombrellën e së cilës do të zhvillohen të gjitha aktivitetet është emërtuar #SaveLIVES dhe #SpeakUp (Shpëto jetë, fol hapur).