Përmirësimi i mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë është objektiv i ‘Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve’, ku më 8 mars, organizon ngjarjen promovuese (lansuese) të organizatës si dhe do të bëjë prezantimin e shkurtër të punës që nga viti 2018. Po ashtu në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Drejtori i Organizatës Italiane LAV (Lega Anti-Vivisezione), z. Gianluca Felicetti dhe ekipi i tij, ku do të paraqesin punën dhe sfidat me të cilat ata u përballën në Itali, në sferën e të drejtave dhe mirëqenies së kafshëve.
Organizata LAV, do të mundohet që të jetë një udhërrëfyes ideal për të dhënë ekspertizën e saj në ndihmesën apo fushën e të drejtave të kafshëve.