“Dita Botërore e Meteorologjisë” e cila shënohet sot (23 Mars), çdo vit festohet me një temë apo slogan tjetër. Këtë vit tema e kësaj dite është “Oqeani, klima jonë dhe moti”. Kur bëhet fjalë për motin dhe klimën, shumica prej nesh mendojnë vetëm për atë që po ndodh në atmosferë, megjithatë një rol të madh në ndryshimet klimatike luan edhe oqeani, meqë mbulon rreth 70% të sipërfaqes së tokës dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin e klimës.
“Tani që bota po përballet me sfida të ndryshme që lidhen me ujin e pijshëm, problemet me përmbytjet dhe thatësira, parashikimi i motit është bërë një nevojë e domosdoshme”, tha kështu për Radio KFOR-in, Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), Besim Aliu.
Z. Aliu, për shënimit të kësaj dite në vendin tonë, tha: “Kemi stacionet automatike më të avansuarat në rajon, të cilat janë vendosur në tetor të vitit të kaluar dhe përmes tyre kemi qasje në të gjitha dukuritë dhe elementet meteorologjike duke filluar nga temperatura, shtypja, era, lagështia, reshjet dhe çdo element tjetër meteorologjik. Matjet bëhen të rregullta në 365 ditë, e këtë vit fatkeqësisht nuk do të mbahen aktivitetete për të treguar arritjet tona, këtu në Institutin Meteorologjik të Kosovës.”