Open Data Kosovo në kuadër të Projektit të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Hapja e të Dhënave në Ekosistemin Qeveritar”, do të organizoj një trajnim një ditorë për organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët mbi të dhënat e hapura dhe analizën e tyre.
Ky trajnim ka për qëllim që t’i fuqizoj përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarët në kuptimin e të dhënave të hapura (Open Data) dhe si të arrijnë analizimin e tyre nga mënyra e publikimit të tyre.
Trajnimi në fjalë do të mbahet sot (10.03.20), në Hotel Sirius (Salla RIGEL) në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00 dhe do të përfundoj në ora 15:00.