Sot, (28.08.19) me fillim nga ora 18:00, në ambientin e ‘LabBox’ do të zhvillohet një eksperiencë e krijimit teknologjik përmes produktit ‘LabBox’.
Për të mësuar më shumë rreth aktivitetit dhe këtij priodukti, Radio KFOR-i ka kontaktuar me bashkëthemeluesen e ‘LabBox’, Fiona Shehu e cila na tregoi për produktin dhe eventin e sotëm:
“Është një produkt që ka ardhur pas një pune shumë të madhe që e kemi bërë me fëmijë në ‘Akademinë jCoders’ ku gjatë punës kemi identifikuar disa mangësi që i kanë pasur veglat edukative dhe kemi vendosur që të krijojmë një produkt tonin edukativ që quhet ‘LabBox,’ i cili është një sistem i mësimit të blloqeve elektronike që është i dizajnuar në atë mënyrë për të mësuar prej gabimeve. ‘LabBox’ është produkt edukativ që e kemi dizajnuar në formë të kutive, ku secili prind që dëshiron të ketë një eksperiencë të mësimit të teknologjisë, ta blejnë kutinë dhe këtë eksperiencë tia ofrojnë edhe fëmijëve”.
Bashkëthemeluesja e ‘LabBox’, Fiona Shehu na tregoi se qëllimi i organizimi të sotëm është që t’iu ofrohet të gjithë të interesuarve një mundësi për një eksperiencë interesante si dhe që t’i mundësoj secilit nxënës por edhe të rritur të krijojnë projekte të ndryshme me elektronikë dhe programim.
Për tu bërë pjesë e eventit të lartpërmendur duhet kontaktuar këtë faqe elektronike: https://forms.gle/37FnHpZ2qrëbHk17A