Turneu ‘Grand Slam Abu Dhabi’ në xhudo, i ka sjellur fitore të madhe xhudistes Nora Gjakova, e cila në këtë garë ka triumfuar duke mundur xhudisten Anastasiia Konkina në kategorinë -57 kilogramë, që e bëri atë fituese të medaljes së artë.
Garat janë zhvilluar në Abu Dhabi ndërsa Nora për të arritur tek medalja e artë kaloi disa beteja duke mposhtur fillimisht xhudisten nga Rumania, Loredana Ohai, pastaj xhudisten nga Franca, Priscilla Gneto.
Nora Gjakova në Prill të këtij viti ka fituar titullin e kampiones së Evropës për kategorinë -52 kilogramë dhe 1000 pikë olimpike.
Në këtë garë morën pjesë edhe xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi të cilat fituan medalje të argjenta.