Duke kuptuar vëshirësitë psikilogjike që mund të sjellë situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, nga tani mund të kërkojmë shërbime psikologjike online falas. Kjo vjen falë iniciativës së mbi 15 profesionistëve, Psikologë, Psikoterapistë, Psikiatër dhe Neurologë, të cilët do të ndihmojnë rastet apo personat të cilët ndjejnë ose përjetojnë frikë, ankth, stres, ngulfatje apo panikë, mërzitje e depresion, si rezultat i distancimit shoqëror dhe karantinimit. Në lidhje me këto shërbime humane dhe mjaft të nevojshme në këtë kohë pandemie, të ofruara nga Qendra në fjalë, Radio KFOR-i ka kontaktuar, Psikologen Klinike – Psikoterapiste Trupore, Antigona Qenaj Sejdiu, e cila njëherit është edhe njëra ndër themeleueset e NOKTA grup dhe ndër të tjera ajo tha: “Ky grup është themeluar nga Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës (SHPK), pas pandemisë me Covid 19, që ka përfshirë të gjithë botën, si nevojë për të mbështetur, në aspektin mendorë dhe emocional të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët tanë kudo në botë. Funksionimi i shërbimit Online Falas, ka filluar qysh nga 3 prilli edhe në fushën e Psikologjisë, Psikiatrisë dhe Neurologjisë, me një ekip të dëshmuar në fushat përkatëse si: Mr. Sci. Enver Çesko, Prof. Asc. Dr. Afrim Blyta, Dr. Jusuf Ula,j e shumë të tjerë. E veҫantë e Nokta Grup, është se ofrojnë shërbime për të gjitha komunitetet si: Serb, Boshnjakë, RAE, Turk dhe të gjithë ata që jetojnë në Kosovës si dhe për të gjithë diasporën kudo që ata janë. Dhe, ky shërbim është në dispozicion 24 ∕ 7.”
Psikologia Klinike, Antigona Qenaj Sejdiu, na tregoi gjithashtu se deri më tani shumë qytetarë kanë marr këto shërbime, përfshirë: Seanca Psikologjike dhe Psikoterapeutike, Këshillim Psikologjik, Konsulta Neurologjike dhe Psikiatrike rreth problemeve të ndryshme neurologjike e Psikiatrike dhe përshtatjes së terapisë medikamentoze nga ana e mjekëve përkatës.
Duke bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, Nokta Grup, ka ftuar t’i bashkohemi përmes rrjteteve sociale si në Facebook @noktagrup dhe në Instagram @noktagrupi