Titulli “Kalorës i Legjionit të Nderit” i është dhënë nga Franca, ndërsa i është dorëzuar përmes ambasadës së Francës në Prishtinë, Kryetarës së Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Eminit, ku shpjegohet edhe arsyeja e dhënies së titullit :
“Kjo dekoratë i dorëzohet me motivacion për angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët”.
Dekoratën e dhënë më së miri e dëshmon edhe aktiviteti i fundit i “Komiteti Paraolimpik i Kosovës”, që ishte organizuar me datat 29 dhe 30 shtator, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Për Radio KFOR-in, zonjusha Emini, tregoi përkushtimin e saj që ka për personat me nevoja të veçanta: “Ne duhet të punojmë që të jemi të gjithë të mobilizuar dhe të ndihmojmë këtë kategori, sepse vetëm përmes sportit, bëhet integrimi i tyre në socializmin e personave me aftësi të kufizuar dhe mos të kenë turp t’i prezantojnë fëmijët që i kanë, sepse të gjithë ne kemi nga një aftësi të kufizuar.”