Pas ngjarjeve të shumta të shënuara me sukses në Prishtinë, me pjesëmarrjen e tre DJ-ve nga Rumania, Arapu, Suciu dhe Cap, tani një tjetër pre-party në kuadër të UNUM festival, do të organizohet në qytetin e Gjakovës, në ‘MTLK Club’.
Kësaj radhe në këtë pre-party, të pranishmit do ti argëtojnë DJ lokal të muzikës elekronike nga qyteti i Gjakovës, Altin Boshnjaku dhe Artil, ndërsa DJ kryesorë të kësaj mbrëmje do të jenë dy emra të njohur për adhuruesit e muzikës elekronike, bëhet fjalë për dyshën e njohur si, Jonny N’ Travis, të njohur me emrin Giovanni Pininfarina dhe Gianluigi Traverso, të lindur në qytetin e Torinos, në Itali.
Kjo pre-party organizohet nesër (01.02.20), duke filluar prej orës 22:00 dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.