Sporteve në Kosovës i është shtuar edhe një tjetër sport. Do të jetë kjo Federata e Triathlonit të Kosovës, e cila është themeluar të dielën (23.12.18), në Kuvendin e mbajtur në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë, ku edhe janë zgjedhur organet drejtuese të ëtij sporti, të cilit sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, do ti prijë kryetari Vedat Tërmkolli.
Sporti triathlon përfshinë notin, sporin me biçikletë dhe vrapimin.
Kuvendi u vëzhgua edhe nga Besire Domaniku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa pjesëmarrës në Kuvend ishin edhe 15 delegatë nga pesë klube të tri regjioneve të ndryshme.