Sam Smith, një emër i veçantë në skenën botërore muzikore, do të jetë personazhi i radhës për të cilin kemi shkëputur disa pjesë nga karriera e tij muzikore, që ti ndajmë me ju. Smith, njihet si një artist që nisi karrierën muzikore të zhanrit soul dhe pop dhe sot numëron katër çmime të fituara Grammy dhe një Oscar. Sam Smith, ka lindur më 19 maj, të vitit 1992. Talentin e këngëtarit britanik e kishte vërejtur babai i tij, Frederick Smith. Ai po e dërgonte Smithin në shkollë, kur e dëgjoi duke kënduar këngën “My Love Is Your Love”, të Whitney Houston dhe aty vendosi që ta dërgoj të bitin që ti marr hapat e parë në këndim.
Këngët “Latch” dhe “Lay Me Down”, janë hitet e para të cilat i sollën sukses në karrierë, Sam Smithit. Smith, njihet edhe si fitues i çmimeve të shumta Grammy me të nisur karrierën e tij muzikore, katër Grammy gjithsej. Të gjitha këto çmime ai i fitoi me albumin debutues “In the Lonely Hour”, i cili u publikua në vitin 2014. Në 2015 ai këndoi “Writing’s on the Wall”, të cilin Smith e shkroi së bashku me Jimmy Napes, për filmin ‘James Bond Spectre’ dhe dyshja më vonë fitoi një çmim Oskar për këngën më të mirë origjinale.
Albumi i dytë në studio i Smith ‘The Thrill of It All’, u publikua në fund të vitit 2017. Kënga “Him” e shkëputur nga albumi në fjalë, shfaqi homoseksualitetin e tij, një lutje për të pranuar dashurinë nga një burrë.
Hapja e tij rreth orientimit të tij seksual dhe identitetit gjinor, e ka bërë Smith një ikonë për komunitetin LGBTI. Sam Smith është kthyer këtë vit (18.09.20) me e albumin e tretë me radhë, të titulluar ‘love going’, ndërsa singli i parë i shkëputur nga ky album titullohet ‘Diamonds’.