Adhuruesit e tingujve të kitarës dhe flautës, sonte nga ora 19:30, në Fondacionin “Shtatëmbëdhjetë” , do të kenë mundësi të shohin nga afër kitaristen, Tringa Sadiku e cila do të shpalosë një repertor interesant. Me kitarën e saj ajo do të prek stile të ndryshme të muzikës klasike të shekullit 17-të e deri në ditët e sotme, duke sjellë një ndjenjë të veçantë për të pranishmit.
Me këtë rast, përmes valëve të Radio KFOR-it, Trina u bëri ftesë të gjithë dëgjuesve:
“I kisha ftuar të gjithë dëgjuesit e juaj që sonte të vijnë të na dëgjojnë, sepse përmes kitarës dhe flautës do ta kenë një ndjenjë të re, dhe do ta qetësojnë shpirtin e tyre.”
Përveç performancës solo, Tringa do të jetë e shoqëruar edhe nga flautistja, Hysnije Latifaj me repertor kryesisht romantik-modern.