Rubrika ‘Artist of the Day’, sot, më 22 korrik, është e rezervuar për këngëtarin e famshëm, Sam Smith i cili është një emër i veçantë në skenën muzikore, veçanërisht atë britanike. Hapat e parë në karrierën muzikore, Smith i kishte nisur që nga fëmijëria. Talentin e këngëtarit britanik, i cili ka lindur 19 maj 1992, e kishte vërenjtur babai i tij, Frederick Smith i cili qysh në moshën 8 vjeçe kishte aranzhuar mësime të këndimit për të. Kur u bë 18 vjeç, Smith u zhvendos në Londër ku punonte si banakier. Aty kishte takuar tekstshkruesin , Jimmy Napes i cili ia dha hovin në karrierë. Këngët “Latch” dhe “Lay Me Down” janë hitet e para të tij. Kënga “Latch”, e cila u lansua më 2012, u rendit e para në ‘UK Singles Chart’, kur Smith ishte vetëm 21 vjeç. Më pas, ai u bë vokalist i hitit “La La La” në bashkëpunim me Naughty Boy. Kjo këngë tashmë ka arritur një miliardë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Kaq shumë sukses arritën edhe dy këngët tjera të Smith, “Money on My Mind” dhe “Nirvana”.
Smith njihet edhe si fitues i çmimeve të shumta ‘Grammy’ me të nisur karrierën, katër gjithsej. Të gjitha këto çmime ai i fitoi me albumin debutues “In the Lonely Hour” i cili u publikua më 2014. Bashkë me lansimin e këtij albumi, Smith i tregoi botës që është homoseksual. Çmimet që ai fitoi me këtë album ishin: ‘Best New Artist’, ‘Best Pop Vocal Album’, ‘Record of the Year and Song of the Year’ (“Stay With Me”). Në sukseset e karrierës së tij, vlen të përmendet se Sam Smith ishte një nga vokalistët e filmit të James Bond me singlin e tij orkestral “Writing’s on the Wall”. E shkruar në bashkëpunim me Jimmy Napes, kënga u bë numër 1 në ‘UK Singles’. ‘Çmimin Oscar’, Smith ia dedikoi komunitetit LGBT të cilit edhe i përket.
Më 2017, Smith lansoi këngën e parë “Too Good at Goodbyes” nga albumi “The Trill of It All”. Ky album për një kohë të gjatë u radhit i pari të top listat amerikane dhe britanike. Pas këtij albumi, sukseset më të mëdha, Smith i pati nga bashkëpunimet, fillimisht, me Calvin Harris solli “Promises” e më pas me Normanin “Dancing with a Stranger”. Verën e vitit 2019, ai e përmbylli me super hitin “How Do You Sleep?”. Smith kishte kërkuar edhe publikisht që kur t’i drejtoheshin atij, të mos i përcaktohej gjinia. Frymëzim për Smith-in ndër vite kishin qenë artistët, si: Aretha Franklin dhe Stevie Wonder.