Se paraja ka më shumë vlerë kur ndahet me të tjerët, na e tregon më së miri basketbollisti i njohur amerikan LeBron James, i cili vazhdon të kontribuojë në forma të ndryshme ndaj komunitetit amerikan, në veçanti fëmijëve me gjendje të rëndë ekonomike.
“I Promise School”, do të strehojë 240 nxënës, ku Lebron James do të shërbejë si donator kryesor për të ndihmuar në formimin e qëllimeve ekstra-kurrikulare të shkollës, ku Bordi i shkollës do të mbikqyrë zhvillimin e këtij programi.
33-vjeçari, i cili kohët e fundit u shpërngul nga Cleveland Cavaliers në Los Angeles Lakers, në një kontratë katërvjeçare me vlerë 154 milionë dollarë, shpreson se shkolla do të ndihmojë fëmijët që nuk janë të mirë në shkollë dhe kanë probleme të natyrave të ndryshme në shtëpi.
Ish ylli i Cavsit humbi 83 ditë të shkollës në klasën e katërt, sepse familja e tij nuk kishte një veturë. Superlojtari i NBA-së LeBron James, ka dëshmuar se është një shembull për t’u ndjekur si në fushë dhe jashtë saj, duke hapur një shkollë për fëmijët e varfër.
” I Promise School”, do të strehojë 240 studentë nga klasa e tretë dhe katërt në qytetin Akron të Ohios, e cila është një ndërmarrje e përbashkët midis LeBron James Family Foundation dhe Akron Public Schools.
“Ne vetëm duam çdo gjë për ta. Kjo do të thotë shumë për mua. Ishte mentalisht sfiduese. Asnjë fëmijë në klasë të tetë, nëntë nuk duhet ta ketë këtë stres, kështu që unë e di saktësisht se çfarë po kalojnë këta fëmijë, një biçikletë ishte një faktor i madh në fëmijërinë time tij pasi më ofroi mundësinë që të ikja nga pjesët e rrezikshme të lagjes dhe më dha lirinë për të eksploruar qytetin. Për shkak të kësaj, çdo student do të marrë një biçikletë për të ardhur në shkollë, do të pajisen me ushqime gjatë ditës, si dhe shërbime për t’i ndihmuar ata të kontrollojnë stresin”, është shprehur kampioni i NBA-së.
Basketbollisti dëshiron të krijojë një mjedis familjar në mënyrë që shkolla të ofrojë shërbime për familjet, të cilat përfshijnë ndihmën për vendosjen e punës për prindërit dhe një bankë ushqimore në vend, nga të cilat prindërit mund të marrin ushqim për t’u përgatitur në shtëpi. Në vitin 2015, James mori një iniciativë që të paguante për më shumë se 1,000 fëmijë për të ndjekur kolegjin. Ai gjithashtu ka financuar programin “Wheels for Education”, i cili filloi në vitin 2011 dhe u siguron fëmijëve furnizime shkollore, qasje në kompjutera dhe një biçikletë si pjesë e një sistemi të dizajnuar për t’i mbajtur fëmijët të motivuar për të përfunduar detyrat e shtëpisë dhe për të marrë nota të mira.