Organizata joqeveritare humanitare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” u bën thirrje përfaqësuesve të të gjitha organizatave jo-qeveritare që të marrin pjesë në trajnimin një javor për ngritjen e kapaciteteve dhe aktivizmim në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe të pajtimit.
Për të ditur më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i ka kontaktuar me koordinatoren e programit për ballafaqim me të kaluarën, në Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Trina Binaku, e cila tha:
“Ka me qenë projekt 30 mujor, zgjatë deri në vitin 2022. Ideja është të identifikojë komunikimin dhe bashkëpunimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Qëllimi kryesor është që të bashkojmë të rinj, që të jenë sa më të hapur ndaj njëri tjetrit, por edhe me e dëgju njëri-tjetrin, me tregu respekt për njëri-tjetrin, sepse këto janë disa nga pikët kryesore ku fillon ky komunikimi, që ne kaq shumë e dëshirojmë. Mendoj që respekti dhe të qenurit i hapur ndaj nëri-tjeterit është esencial për një shoqëri sa më të barabartë dhe më të drejtë.”
Trajnimi në fjalë mbahet në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity” që mbështetet nga USAID Kosovo.
Për t’u bërë pjesë e trajnimit që do të zgjasë 5 ditë nga data 23 deri më 27 mars dhe do të mbahet në Graqanicë, ju mund të klikoni këtë vegzë: http://yihr-ks.org/open-call-for-ngo-representatives/