Për të 11-tin vit me radhë, sonte (16.07.2019), fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest, me 6 ditë festive.
Përgjatë këtyre ditëve, do të shfaqen 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare.
Ndërsa, filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të këtij edicioni të Prifest-it, që nis në ora 21:30 në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC në orën 22:00.
Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori e mbrëmje festive të muzikës “live” nga DJ dhe artistë të huaj.