Nesër, më 15 qershor, në Kino Armata, përballë sheshit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të zhvillohet edicioni i dytë i ‘Festivalit Ndërkombëtar të Koreve të Grave 2019’.
Në këtë edicion do të performojnë: ‘Female choir Saint Zlata Maglenska’ nga Shkupi dhe Kori i Grave ‘Lira’, nga Kosova. Se cili është qëllimi i këtij festivali, Radio KFOR-i kontaktoi organizatoren, znj. Valire Buza, nga e cila mësoi: “Qëllimi ynë është që ta ndërkombëtarizojmë festivalin, në mënyrë që çdo vit të kemi pjesëmarrës edhe nga vende të tjera të botës, jo vetëm nga Kosova. Këtë vit kemi një kor të mrekullueshëm, pjesëmarrës në festivale të ndryshme botërore”, tha znj. Buza.
Përveç interpretimit të këtyre dy koreve, në këtë festival do të intepretojnë poashtu edhe sopranoja, Zana Abaz Ramadani dhe 2 këngëtarët tjerë, Sedat Kuçi dhe Majlinda Cikaqi. Hyrja në këtë festival do të jetë falas për të gjithë.