Për të shënuar tetorin si muajin për ngritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj dhunës në familje dhe për të promovuar përkrahjen kundër kësaj dukurie, me datën 25 tetor nga ora 17:00, Këndi Amerikan do të organizoj ngjarjen e quajtur “Stand Against Domestic Violence”.
Për më shumë hollësi rreth kësaj fushate vetëdijësuese, Radio KFOR-i morri një prononcim nga koordinatorja në Këndin Amerikan, Fitore Misini, e cila mes tjerash nënvizoi:
“Kjo kampanjë vetëdijësuese do të qëndroj në holl të Bibliotekës Kombëtare për një javë dhe të gjithë ata që janë të interesuar do të mund të vijnë dhe të shkruajnë mesazhe. Ngjarja do të jetë e hapur dhe ne i ftojmë të gjithë që të vijnë në Këndin Amerikan dhe së bashku të ngrisim vetëdijen kundër dhunës në familje”, porositi Fitorja.
Pjesa e parë e kësaj ngjarjeje do të përbëhet nga një prezantim nga Shqiprojë Shala, ndërsa pjesa e dytë do të përbëhet nga mesazhe kundër dhunës në familje, të cilat do të shkruhen nga pjesëmarrësi. Do të ketë ekspozitë të disa fotografive/posterave, fanellave, çantave që përçojnë mesazhe kundër dhunës.