Nga sot deri më 22 tetor, shënohet “Java e njeriut me shkop të bardhë”. 15 tetori, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqerisë që në mesin e tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.
Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi për aktivitetet që do të shënohen gjatë kësaj jave:
“Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë” sivjet, mund të them që prej vitit 2013 të verbërit janë pak më të konsoliduar, në aspektin prej se ka filluar të implementohet ligji për personat e verbër, mirëpo faktikisht ky ligj, ende nuk implementohet në tërësi, janë disa nene pak ma kryesore, ato implmentohet, por se prap kemi sfida që besoj që shoqëria jonë në të ardhmen edhe miqtë tanë do të të na përkrahin që t’i tejkalojmë”.
Arsimimi dhe punësmi, vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të mëdha të këtij komuniteti, i cili në shënimin e “Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë”, përmes aktiviteteve të ndryshme, vë theksin në rëndësinë dhe mundësinë e përfshirjes sa më të madhe në shoqëri:
“Shoqata e të verbërve të Kosovës më 15 tetor (Sot), orgaizon Akademi me rastin e fillimit të “Javës së Shkopit të Bardhë”, ndërsa aktivitet të tjera që organizohet nëpër degët e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, do të jenë të shumëllojshme dhe gjatë gjithë javës do të ketë aktivitete, gjithashtu edhe Federata e Sporteve për të Verbër organizon aktivitete të ndryshme. Kjo javë karakterizohet edhe me demonstrimin e aftësive që kanë personat e verbër, organizohen turnire të ndryshme, turnire shahu, futbolli si dhe koncerte të ndryshme”.
Zotri Tishuki, pati edhe një falënderim për ata që po ju ndihmojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për të verbërit e Kosovës:
“Unë ju falënderoj juve Radio KFOR-in, e falënderoj pikërisht KFOR-in sepse mendon për të verbërit”.