Punëtori për fëmijë “Just dance”

Aleanca Franceze në Prishtinë, nesër (27 mars), nga ora 18:00, organizon punëtorinë e radhës të cilën e ka emëruar “Just dance”, e cila është e hapur për të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 12 vjeç. Që nga fillimi i saj në 2009 ‘Just Dance’, është bërë video-loja e vallëzimit me e shitur…

Details

Stacion Qendra për Art Bashkëkohor mirëpret ekspozitën “Everlast”

Në hapësirën e ‘Stacion – Qendrës për Art Bashkëkohor’ në Prishtinë, sonte (27.03.19) nga ora 20:00 do të hapet “Everlast”, ekspozitë kjo e artistit Lek M. Gjeloshi dhe e kuruar nga Vala Osmani. Ekspozita “Everlast”, eksploron përmes video instalacionit shumëkanalësh specific, vendndodhjen që bazohet në serinë e punëve monokromatike, i bërë gati për rrugëtim nëpër…

Details

‘DAM Festivali’ nis sonte me plot befasi

Festivali ndërkombëtar i muzikës “DAM”, i cili tashmë ka krijuar identitetin e tij në mbështetje të ideve të reja dhe kreative, sivjet vjen me gjashtë mbrëmje koncertale dhe tri ligjërata. Edicioni i 14-të i festivalit, që nis sot (26.03.19) me performancën e Kuartetit të Parisit, do ta ketë fokusin te Gara Ballkanike e Kompozitorëve dhe…

Details

Teatri Dodona nesër shënon ‘Ditën e Teatrit’ me shfaqjen ‘Fabrika e Kukullave’

Me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Teatrit’, që është nesër (27.03.19), Euro Ballkan Institut në bashkëpunim me Teatrin Dodona, do të shfaqin premierën ”Fabrika e kukullave”, me autor Mentor Haliti dhe me regjisor Naser Shatrolli. Sipas regjisorit të kësaj shfaqjeje, Shatrolli në një prononcim për Radio KFOR-in, tha se përmes këtij formati teatror – komedi…

Details

Sesion informues rreth ‘Software Programming & Business Ethics’

Shkolla inovative PBCA Academy, e cila ofron ekselencë në edukimin profesional dhe punë të specializuar praktike në sektorin e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimi , sot (26 mars) duke filluar nga ora 17:00, organizon sesionin informues rreth trajnimit në ‘Software Programming & Business Ethics’. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë edhe pjesë e lojës shpërblyese,…

Details

Arilena Ara së shpejti vjen me projekt të ri muzikor

E ëmbël, e talentuar, natyrale, është kjo këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, e cila ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj më të re.  “Të huaj” do të titullohet kënga e cila do të publikohet edhe me videoklip dhe që sigurisht do të shndërrohet në hit, sikur të gjitha projektet e sa të mëparshme…

Details

Sot filloi “Java e arkivit të hapur”

Me rastin e përvjetorit të 68-të të Arkivit të Kosovës nga sot (25 mars), fillon java e arkivit të hapur, ku gjatë kësaj periudhe të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë Arkivin e Kosovës, në grupe të organizuara apo edhe si individ. Ambientet që mund të vizitohen përgjatë 5 ditëve janë ‘Rregullimi dhe përpunimi i…

Details

“Dielli, Toka dhe Moti”, është motoja sivjetme për shënimin e ‘Ditës Botërore të Meteorologjisë’

‘Dita Botërore e Meteorologjisë’, tregon kontributin thelbësor të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike për sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë dhe festohet me aktivitete të ndryshme në mbarë botën. “Dielli, Toka dhe Moti”, kjo është motoja e sivjetme e ‘Ditës Botërore Meteorologjike’, e cila shënohet çdo vit më 23 mars, që nga dita kur hyri në…

Details