“Më në fund nuk e di”? Kjo është dilema që do të dëgjoni sot

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, i cili ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit, sot (18 prill), nga ora 19:00, organizon diskutimin e radhës në kuadër të “4AM Discussion”. Artisti i njohur kosovar Driton Selmani do të flasë për një temë interesante rreth njohjes së vetvetes dhe gjithçka që…

Details

Koncert humanitar për Kaltrinën

Nesër (19 prill), në Termokis nga ora 20:00, organizohet koncert humanitar për t’i ardhur në ndihmë Kaltrinës, e cila prej disa muajsh është në luftë me një sëmundje të rrallë, e cila njihet si ‘Encephalitis autoimuna anti NMDAR’, sëmundje kjo e cila sulmon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka…

Details

Përmbyllet sot ‘Panairi EXPOKOS’

‘Panairi EXPOKOS’, i njohur si “Porta e Ballkanit”, e cila është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, teknologjisë dhe patundshmërisë, do të përmbyllet sot, më 18 prill. Ky Panair është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klient potencial nga të gjithat fushat e ndërtimit, energjisë dhe teknologjisë nga…

Details

Chrysta Bell vjen në “Lumbardh”, në kuadër të turneut të saj “Feels Like Love”

Zyrtarë të “Lumbardhit” (Kino Bahçeja) në Prizren, njoftojnë se artisjta amerikane Chrysta Bell, do të ndalet në Prizren për të luajtur muzikën e saj, në kuadër të turneut të saj botëror ‘Feels Like Love 2019’. Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane, Chrysta Bell njihet gjerësisht për bashkëpunimin e saj me regjisorin David Lynch, për elemente dinamike teatrale…

Details

Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta!

Adventure Trips Kosovo, Critical Mass Prishtina dhe  Night Ride – Prishtina, si çdo të mërkurë tjetër edhe sot (17 prill) organizojnë aktivitetin e radhës “Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta!”. Të interesuarit mund të takohen te sheshi “Ibrahim Rugova”- Prishtinë, nga ora 20:00. Udhëtimi tjetër i radhës me biçikleta drejt “PYLLIT TË ARINJVE Prishtina” në Liqenin…

Details

Kino Armata shfaq dokumentarin edhe dhuron libra falas

Në Kino Armata do të shfaqet dokumentari për fëmijët refugjatë nga Çeçenia dhe përvojat e hidhura të tyre, deri te jeta e re në Danimarkë. Filmi “At Home in the World” me regji të Andreas Koefoed ndjek jetën e pesë fëmijëve refugjatë nga Çeçenia dhe udhëtimin e tyre drejt një jete më të sigurtë, si…

Details

Kënaqu dhe ndihmo projektet vullnetare

Super vullnetarët e shkollës ‘Zenit’, në bashkëpunim me organizatën “Toka”, organizojnë sot (17.04.2019), aktivitete të larmishme në dramë, poezi, monolog, muzikë dhe valle. Siç njoftojnë organizatorët, së shpejti Grupi i SV-Zenit do të implementoj projektin e tyre të parë vullnetarë, ku çdo ndihmesë e juaj mund të kontribuojë në realizimin e tij. Grupi i Super-Vullnetarëve…

Details

Gjuha e muzikës në “Karavanin e tregimeve”

Gaia Kosovo, nuk ndalet së realizuari aktivitete të ndryshme gjithë përfshirëse në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, veçanërisht atyre që jetojnë në qytetin e Mitrovicës, atje ku zhvillohen aktivitetet që kjo organizatë joqeveritare organizon. Këtë të shtunë të 20 prillit “Karavani i Tregimeve” vjen me edicionin e tij të kartërt, për…

Details