< Prev 1 2 372 73 74205 206 207 Next >

Adele, më e votuara për ta dëgjuar para gjumit

22.11.2012 17:48 postuar nga: DiTa

Këngët më të mira të cilat mund të i dëgjojmë në dhomën tonë të gjumit, janë këngët e interpretuara nga këngëtarja Adele.

Në një studim të kryer me mbi 2000 persona, të pyetur se: ‘Cilin këngëtarë e preferoni t’ju këndoj për gjumë të ëmbël?’, thuhet se këngëtarja Adele, është këngëtarja me baladat më të preferuara.

Pas këngëtarës Adele, preferohen Coldplay, Snow Patrol si dhe One Direction.

më shumë...



Nora Istrefi - pa sutjena!

22.11.2012 10:08 postuar nga: Ella

http://vipat.info/wp-content/uploads/2012/11/nora-istrefi-0076-600-asnpz-560x564.jpgThuhet se këngëtarja Nora Istrefi është duke u bërë gati të sjell një klip të ri - në bashkëpunim me një reper shqiptar. Është zbuluar kjo foto, ku këngëtarja seksi duket me këtë xhaketë lekure dhe pa sutjena. 
Urojmë që kënga të mos jetë në këtë pjesë ritmike, ku këngëtares i duhet të kërcejë për të treguar gjoksin e saj.



 



Dafina Zeqiri sërish prek pjesët intime

22.11.2012 10:00 postuar nga: Ella

http://www.indeksonline.net/sistemi/data/456Daffy.jpg

Që Dafina Zeqiri vazhdimisht inspirohet, apo thënë më mirë, e kopjon këngëtaren Rihanna, këtë gjë e kemi kuptar shumë kohë më parë . 
Kujtojmë momentin kur Rihanna, për herë të parë , teksa po performonte në skenë hitin “Rude Boy”, filloi t'i prekte pjesët intimtime - dhe këtë gjest, së fundmi, po e praktikon edhe Daffy. 



 
më shumë...



Ruslana në burg!

21.11.2012 14:42 postuar nga: Ella

http://www.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=961ac669-c226-4474-a773-14dae076ff67

Siç duket edhe ne foto, gjendja e saj nuk eshte aspak e mire. Por Oikotimes ben me dije se lajmi nuk eshte i vertete por fotografia eshte shkeputur nga provat e kengetares ukrainase per videoklipin e saj te ri qe do te qarkulloje se shpejti. 
Per fat te mire gjithçka shkoi shkelqyer, pasi fansat e saj i kishte zene paniku.

 



Amy Winehouse do të përkujtohet me një statu në Camden

21.11.2012 12:15 postuar nga: DiTa

Në Camden të Londrës do të ngritet një statujë për të përkujtuar këngëtarën e ndjerë Amy Winehouse.

Statuja në fjalë do të zbulohet në një koncert bamirësie, i cili po organizohet nga babai i këngëtarës Mitch Winehouse.

Duke folur për BBC, Mitch ka njoftuar se koncerti do të mbahet më datën 14 shtator 2014, dhe pikërisht këtë ditë do të zbulohet edhe shtatorja e këngëtarës e cila, atë ditë më 14 shtator 2014, do të festonte datën e lindjes apo 31 vjetorin.
Babai i këngëtarës më tej për agjensionin në fjalë ka shtuar: “Koncerti do të mbahet në një ndërtesë të rrumbullakët në Camden Town, aty do të zbulohet edhe statuja e Amy e cila do të shoqërohet me një koncert të madh. Jam tepër i lumtur dhe është e pa besueshme sa shumë mbështetje kam marrur nga yjet, njiherit kolegët e vajzës time, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë në këtë concert bamirësie”, ka thënë ndër të tjera Mitch.

më shumë...



Susan Boyle, historia e jetës së saj private në film

21.11.2012 12:10 postuar nga: DiTa

Historia Susan Boyle jeta e saj private e deri tek fama, do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemasë botërore.
Sipas agjensionit të lajmeve ‘The Sun’, skocezja ka pranuar që tërë jetën e saj private e deri tek fama, ta paraqesë në një film.
E pyetur se cili nga aktorët dëshiron që të luaj në filmin e saj, Boyle është përgjigjur: ‘Unë jam një fans e madhe e aktorit George Clooney, kisha dashur shumë që ai të luaj rolin e menaxherit tim, tjetër nuk di çfar të them”, ka thënë ndër të tjera Boyle.
Këngëtarja 51 vjeçare me zërin magjeps, ka nënshkruar një marrëveshje për filmin autobiografik në SHBA, i cili do të filloj xhirimet me fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo detaje të tjera nuk janë dhënë, se a do të luaj ajo rolin e saj, apo kur do të dalë në kinema ky film. Por thashethëmet qarkullojnë se rolin e Susan Boyle dëshiron që ta luaj aktorja Catherine Zetta Jones.
Dëgjoni këngën dikur të interpretuar nga ABBA, mirëpo tani e ripërpunuar nga këngëtarja Susan Boyle dhe e lansuar më date 19 Nëntor, në albumin e saj të fundit “Standing Ovation”:

më shumë...



Faton Macula - “Dear Old Mitrovica”

21.11.2012 11:42 postuar nga: Ella

http://www.telegrafi.com/fo/vip/f.0914132635718_m.jpg

Siç shkruan në faqen e tij në Facebook, kitaristi mitrovicas Faton Macula, po rikthehet në skenë me një këngë të kushtuar qytetit të tij të lindjes. 
Kënga “Dear Old Mitrovica” është ende në kompozim e sipër dhe pritet të jetë gati dhe të lansohet para festës së pavarësisë së Shqipërisë. 
Kitaristi mitrovicas, i cili tashmë një kohë jeton në New York, së fundi ka realizuar edhe disa këngë në bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri, njëra nga të cilat edhe versioni akustik i “Më mungon”. 

 



Lenny Kravitz paraqitet edhe në një film

21.11.2012 10:52 postuar nga: Mina

Lenny Kravitz do të jetë aktori kryesor në filmin për këngëtarin Marvin Gaye, shkruan "The Evening Standard Reports". Regjisor i filmit është Julian Temple, i njohur me dokumentarët "London: The Modern Babylon" dhe "Absolute Beginners". Filmi për Gaye flet për vitet e fundit të jetës së soul këngëtarit të famshëm i cili ka luftuar kundër varësisë ndaj alkoolit. Kravitz është mjaft i angazhuar në kohën e fundit pasi që është paraqitur edhe në hit filmin "The Hunger games” si dhe është në përgatitje të albumit më të ri "Negrophilia", i cili në treg do të del vitin e ardhshëm.



Kate Moss: “Tatoo e imja vlen disa milion dollarë”

20.11.2012 14:58 postuar nga: Mina

 

Kate Moss është lavdëruar se tattoo e saj në fund të shpinës vlen më së paku një milion dollarë, sepse është punuar nga artisti i ndjerë Lucian Freud. Lucian Freud, kohë më parë, ka vizatuar dy zogj në shpinën e Kate Moss, dhe pasi që bëhet fjalë për artistin e çmuar në botë, modelja mendon se tattoo e saj ka vlerë të majme. "Kjo është vepër origjinale e Freud. Më intereson sa do të kishte paguar për këtë vepër një koleksionist? Sigurisht disa milion euro?” ka thënë pronarja e kësaj tattoo-je. Kate Moss dhe Lucian Freud janë shoqëruar gjatë vitit 2002, kur Kate ishte shtatëzënë me vajzën Lil Grejs, dhe në atë kohë artisti e kishte pikturuar atë në gjendje të dytë. Kjo pikturë është shitur më pas një perosni anonim për katër milion dollarë. 



Madonna reklamon nudo parfumin e ri

20.11.2012 14:57 postuar nga: Mina

 

Pop ikona Madonna është zhveshur për ta promovuar parfumin e ri të saj. Në fotografinë reklamuese, Madonna duket shumë më e re, gjë e cila dëshmon se fotografia në fjalë është përpunuar. Madonna është fotografuar duke bërë poza joshëse. Ikona e muzikës pop, njihet me kundërshtime të shpeshta rreth pranimit të moshës së saj, duke u veshur vazhdimisht me xhinse dhe në përgjithesi rroba për femra të reja. Por përkundër këtij fakti, duhet pranuar se Madonna duhet shumë mirë për vitet që ka. 



< Prev 1 2 372 73 74205 206 207 Next >