< Prev 1 2 354 55 56195 196 197 Next >

Maroon 5 kanë lansuar video premierën e këngës 'Daylight'

12.12.2012 16:05 postuar nga: DiTa

Maroon 5 sot zyrtarisht kanë lansuar video premierën e këngës më të re të cilën e kanë emërtuar ‘Daylight’.

Kjo është kënga e tretë nga albumi më i ri i tyre i titulluar ‘Overexposed’.

Në vijim mund të dëgjoni këngën 'Daylight' nga Maroon 5, mirëpo video-klipi i këngës në fjalë ende nuk është në dispozicion për tu parë në YouTube nga fansat në Kosovë, por shpresojmë që 'Daylight' të jetë në dispozicion për tu parë deri në fund të kësaj jave:

më shumë...



Vdes Ravi Shankar

12.12.2012 16:00 postuar nga: Ella

http://www.thehindu.com/multimedia/dynamic/01296/RAVI_SHANKAR_1296140f.jpg

Muzikanti legjendar indian, Ravi Shankar, i cili i influencoi interpretuesit perëndimorë, përfshirë edhe The Beatles, ka vdekur në moshën 92 vjeçare. Familja e tij ka thënë se ai vdiq në qytetin e San Diegos të Kalifornisë, pas nënshtrimit të një operacioni, transmeton REL. Shankar mësoi George Harrisonin e e Beatles se si t’i bie sitarit(instrument muzikor indian) dhe bashkëpunoi me Harrisonin në projektet, përfshirë atë të vitti 1971 “Koncerti për Bangladeshin”. Ai gjithashtu ka punuar me violinisten Yehudi Menuhin, jazz saksofonistin John Coltrane, dhe ka perfomruar para qindra e mijëra njerëz në festivalin e muzikës Woodstock në vitin 1969. Një nga fëmijët e tij është këngëtarja amerikane Norah Jones.

 



Ndarjet me te kerkuara ne “Google.uk” per 2012

12.12.2012 15:56 postuar nga: Ella

http://rack.0.mshcdn.com/media/ZgkyMDEyLzEyLzA0LzA5LzEwZ29vZ2xlc2VhLmFaRC5qcGcKcAl0aHVtYgk5NTB4NTM0IwplCWpwZw/9f4cefb7/74b/10-google-search-tricks-you-might-not-know-982f430daf.jpg




Ashtu siç eshte bere zakon çdo fund viti, “Google” publikoi listen e kerkimeve me te zakonshme gjate 2012-s.

1. Justin Bieber-Selena Gomez
2. Robert Pattinson-Kristen Stewart
3. Tom Cruise-Katie Holmes
4. Caroline Flack-Harry Styles
5. Johnny Depp-Vanessa Paradis
6. Heidi Klum-Seal
7. Chantelle Houghton-Alex Reid
8. Michelle Keegan-Max George
9. Katherine Jenkins-Gethin Jones
10. Kim Kardashian-Kris Humphries. 



Albumi i ri nga Depeche Mode në mars 2013

12.12.2012 10:31 postuar nga: Mina

Para se të fillojnë turneun, Depeche Mode në muajin mars 2013 do të lansojnë albumin e ri. Albumin e tyre të 13-të me radhë do ta publikoj shtëpia diskografike Columbia Records. Lidhur me albumin e ri, Martin Gore është shprehur: "Jam shumë i lumtur që albumi është gati. Muzika e këtij albumit ngjan me atë të 'Violator', 'Songs Of Faith' dhe 'Devotion', dhe mendoj se këto janë këngët më të mira që kemi punuar deri më sot." David Gahan ka shtuar: "Albumi është i thjeshtë dhe shumë direkt. Nuk është ky një blues album, por posedon edhe soul vibe". Gjatë javës së ardhshme, Depeche Mode do të zbuloj edhe disa detaje të tjera lidhur me albumin në fjalë, kurse vitin e ardhshëm bendi në fjalë do të performoj live në Zagreb.

 



Arcade Fire përgatit albumin e ri

12.12.2012 10:30 postuar nga: Mina

Bendi i njohur kanadez, këto ditë është duke punuar në albumin e tyre më të ri. Mediat e huaja shkruajnë se albumi i ri nga bendi. Arcade Fire do të punohet nga James Marfi i bendit LCD Soundsystem. "Jemi duke inqizuar në studio kënget e reja dhe me James i kemi tri këngë të reja. I kemi gjithsej 35 këngë, për gjithsej dy albume”, ka thënë Vin Batler. Bendi më 1 dhjetor në  Montreal, ka realizuar një koncert të fshehtë me titullin  Les Identiks, kurse publikut u është ndaluar të hyjnë me telefona dhe kamera. 



Beyoncé bashkëpunon me Ne-Yo në albumin e saj të ri

11.12.2012 17:27 postuar nga: DiTa

Mbretëresha e muzikës R’n’B, Beyoncé ka njoftuar për mediat Amerikane se ajo menjëherë pas përfundimit të dokumentarit të saj, i cili flet për arritjet e saj në botën e showbiznesit, do të lansoj edhe albumin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për studio albumin e pestë me radhë, ku Beyoncé fillimisht ka hyrë në studio me këngëtarin Ne-Yo, i cili po ashtu e ka konfirmuar lajmin në fjalë për agjensionin muzikor të lajmeve MTV. Përderisa presim albumin më të ri nga Beyoncé, ajo fillimisht pra pritet që të zyrtarisht të lansoj dokumentarin për jetën e saj private dhe publike në SHBA më 16 Shkurt 2013.
Beyoncé sapo ka nënshkruar edhe një kontratë 50 milion dollarëshe me kompaninë Pepsi, për tu bërë imazh promovimit të kësaj kompanie.
Në vijim mund të shihni reklamën e shkurtë pë dokumentarin e saj si dhe mund të dëgjoni këngën Run The World nga Beyoncei:

më shumë...



Ndahen çmimet ‘American Country Awards 2012’

11.12.2012 17:19 postuar nga: DiTa

Mbrëmë në SHBA u ndanë çmimet ‘American Country Awards 2012’ për të tretin vit me radhë.
Kjo ndarje e çmimeve u mbajt në Mandalay Bay në Las Vegas, ndërsa moderator në këtë ceremoni ishin Trace Adkins dhe Kristin Chenoweth. Radio KFOR-i në vijim ju njeh me listën e plotë të të nominuarëve si dhe të fituesve të mbrëmshëm në ceremoninë e çmimeve ‘American Country Awards 2012’:

Artist Of The Year

Jason Aldean

Luke Bryan - FITUES

Lady Antebellum

Taylor Swift

Zac Brown Band

më shumë...



Hugh Jackman: Po pres që Daniel Craig të shkoj në pension

11.12.2012 15:34 postuar nga: Mina

Aktori australian Hugh Jackman ka thënë se ka dëshirë ta luaj agjentin e famshëm James Bond por po pret kur kolegu i tij Daniel Craig të den në pension.  Këtë dëshirë ,Jackman e ka shprehur gjatë premierës së filmit Les Miserables në Tokio. Më herret, ai kishte rrefuzuar të luaj rolin e Bondit, dhe tani si duket është penduar për këtë. "Po pres. Mendoj se Daniel ka 62 vjet, është plakur. Po bëj shaka kuptohet”, ka thënë Jackman. Jackman kishte refuzuar rolin në filmin "Casino Royale" në vitin 2006 për tiu përkushtuar rolit në filmin "X-Men". 



Lana del Ray gruaja më e popullarizuar në internet

11.12.2012 15:33 postuar nga: Mina

Lana del Ray ndodhet në vendin e parë të listës së femrave më të kërkuara në Google, në vitin 2012.  Dhjetë vendet e para u takojnë këngëtareve si Lana, Rihanna, Cher, Lady Gaga dhe Britney Spears. Në vendin e gjashtë ndodhet Adele, pas saj vjen Madonna e cila pasohet nga Jennifer Lopez për ta përmbyllur listën me Katy Perry. 



Blink 182 – Boxing Day

11.12.2012 15:32 postuar nga: Ella

http://cbskroq2.files.wordpress.com/2012/11/blink182-getty-kevinwinter3.jpg?w=300Për datën 18 dhjetor, është paralajmëruar lansimi i EP-së së re nën titullin Dogs Eating Dogs, për të cilin kitaristi dhe këngëtari Tom DeLonge, në një intervistë dhënë për Billboard, ka thënë se ‘paraqet Blink-182 si punk-rock bend modern, relevant dhe progresiv’. Megjithatë, këtë vjeshtë bateristi Travis Barker ka deklaruar se bendi po punon në një këngë – singlin festiv Boxing Day, i cili vjen nga EP-ja e re, të cilin mund ta dëgjoni duke klikuar më poshtë. Bendi për vitin e ardhshëm paralajmëron edhe albumin e ri, pasardhësin e Neighborhoods nga viti 2011. 
https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=mkuBNhytBlA



< Prev 1 2 354 55 56195 196 197 Next >