Beyonce e përzgjedhura e Presidentit Obama
10.01.2013 18:25 postuar nga: DiTa
 Këngëtarja Beyonce është përzgjedhur e preferuara e Presidentit Obama, për të kënduar në Ceremoninë e Inaugurimit në SHBA më datën 21 Janar. Ngjarja në fjalë do të mbahët në Capitol Hill në Washington D.C., ndërsa bëhet e ditur se Beyonce do të ketë nderin që të interpretoj himnin Amerikan. Në një fjalim të mbajtur më herët Prsidenti Obama, ka lavdëruar çiftin Beyonce dhe Jay Z, duke shtuar se këngëtarja është model për vajzat e tij apo ndryshe: "To Jay-Z and B, thank you so much for your friendship. Beyonce could not be a better role model for my girls,” said the President. Përveç Beyonce të pranishëm në kë ceremoni do të jenë edhe këngëtarë të tjerë si Kelly Clarkson dhe James Taylor.
David Bowie publikon listën e këngëve në albumin e ri
10.01.2013 18:24 postuar nga: DiTa
Këngëtari David Bowie ka paralajmëruar albumin e tij më të ri, album ky i cili do të lansohet pas 10 vite pauz. Albumi titullohet 'The Next Day', ndërsa këngëtari ka njoftuar se edhe në këtë albu ka bashkëpunuar me producentin e tij të Tony Visconti. Albumi në fjalë zyrtarisht do të publikohet me fillim në Australi më datën 8 Mars, ndërsa 3 ditë më vonë më datën 11 Mars do të publikohet edhe në Evropë dhe në SHBA. Në vijim ju nohim me listën prej 14 këngëve më të reja të albumit 'The Next Day' nga David Bowie: më shumë...
Adele me album të ri
10.01.2013 09:38 postuar nga: Ella
 Adele ka gati disa tekste të cilat do të punohen këtë vitë. Më parë ishte thënë se ajo ka planifikuar të marrë disa muaj pushim për tu përqëndruar në lidhjen e saj dhe fëmijën, e tani shihet se Adele do të nis të këndojë përsëri. Tashmë ajo ka nisur punën në albumin e saj të ri. “Adele ka nisur një fillim të ri me album tjetër pas lindjes. Edhe pse ajo ka qenë shumë e zënë duke e shijuar jetën familjare me Simon dhe bebenë, ajo gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë kohë për të shkruar kënë të reja dhe tashmë ka mbërritur në studio ku ka nisur punën. Albumi mund të përfundoj së realizuari këtë vitë”, tha një mik i këngëtares. Adele nuk ka realizuar album tjetër që nga ai “21” i vitit 2011.
Blero akuzon Elvanën për kopjim
10.01.2013 09:36 postuar nga: Ella
 Blerim Muharremi, i njohur si Blero, përveç realizimit të projekteve muzikore personale, ka kohë që është përkushtuar edhe si producent i këngëtarëve të rinjë. Ndërkohë, është aktiv edhe me komentet e tij ndaj zhvillimeve në skenën muzikore shqiptare. Këtë herë, Blero ka vënë në shënjestër të kritikave këngëtaren Elvana Gjata dhe produksionin “Three Dots”. Sipas tij, video e këngës “Gjaku im”, ka ngjashmëri me videon e “Wicked game” nga HIM. Në dallim nga videoklipet e tjera, këtu Elvana shfaqet me një imazh mistik, duke pasqyruar kohët e lashta dhe një dimension të ri. Ky videoklip është thënë te jete punuar me një përkushtim të veçantë, për realizimin e të cilit, Elvana ka pasur në dispozicion një ekip prej më shumë se 30 personash.
Nelly Furtado – Waiting For The Night (video)
09.01.2013 15:51 postuar nga: Ella
Adele i rikthehet muzikës në Oscar
09.01.2013 15:06 postuar nga: Ella
Nëna e re, këngëtarja britanike Adele, mund të rikthehet në karrierën e saj në natën e ndarjes së çmimeve për kinematografi, Oscar. Ylli nuk ka performuar live që nga koha kur ajo solli në jetë djalin të saj, në fund të muajit tetor. Spekulimet për një rikthim janë rritur tani kur organizatorët e Oscar kanë vendosur ta nderojnë filmin më të ri të James Bond, i cili festoi 50 vjetorin vitin që lamë pas. Adele këndon kolonën zanore të filmit, me këngën “Skyfall”. Adele gjithashtu pritet të jetë e nominuar në kategorinë “Best Original Song”.
Nuk ka shpresë për Spice Girls
09.01.2013 10:50 postuar nga: Mina
 Vetëm pak pasi që janë takuar dhe ribashkuar, anëtaret e bendit Spice Girls sërish janë shpërbërë. Planet për inqizimin e albumit të ri, siç thuhet i ka shkatërruar Victoria Beckham. Bëhet e ditur se Posh ka pasur një përleshje me Gerin dhe ato nuk flasin më. "Geri dëshiron që vajzat t’iu kthehën koncerteve sa më shpejtë. Ajo është munduar ta kontaktoj menaxherin Simon Fuller gjatë javës së kaluar por nuk ka pasur sukses. Ajo dhe Victoria nuk komunikojnë më. Kurse turneu pa Victorian, është një rrezik i madh për bendin”, thotë burimi i afërt me bendin.
David Bowie i ri
09.01.2013 10:49 postuar nga: Mina
Si dhuratë për fansat me rastin e 66 vjetorit të lindjes së tij, muzicienti i njohur David Bowie ka lansuar singlin "Where Are We Now?", kurse në muajin mars do të publikoj edhe albumin e ri. Për herë të fundit, Bowie ka performuar në vitin 2006 dhe qysh nga atëherë nuk është shfaqur shumë në media. Tani ai pa asnjë paralajmërim ka publikuar vetëm në iTunes dhe në faqën e tij singlin e parë nga albumi i ri "The Next Day". Kënga "Where Are We Now?" është inqizuar në New York, ndërsa producent i saj është Tony Visconti.
R. Kelly prezanton I Know You Are Hurting
08.01.2013 10:25 postuar nga: Ella
R.Kelly ka lansuar një këngë të re, e cila i dedikohet viktimave të masakrës së ndodhur në shkollën Sandy Hook në Newtown, ku humbën jetën edhe njëzet fëmijë. Këngën I Know You Are Hurting mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.
Nelly sjell Hey Porsche
08.01.2013 10:22 postuar nga: Ella
Nelly, për këtë vit, më në fund, prezanton albumin e shtatë me radhë nën titullin M.O,. i cili edhe zyrtarisht do të jetë pasardhës i 5.0 lansuar (2010). Ndërkohë, reperi dhe këngëtari, ka lansuar dy lansime mix-tape, O.E.MO (2010) dhe Scorpio Season (2012). Edhe pse ende nuk ka ndonjë date të saktë të lansimit të albumit, Nelly sapo ka prezantuar një nga këngët që ndoshta vjen nga lansimi i tij i ri – Hey Porsche, të cilën mund ta dëgjoni këtu.
|
|