< Prev 1 2 351 52 53196 197 198 Next >

Adele i rikthehet muzikës në Oscar

09.01.2013 15:06 postuar nga: Ella

http://c438342.r42.cf2.rackcdn.com/wp-content/uploads/2012/10/skyfall_adele.jpegNëna e re, këngëtarja britanike Adele, mund të rikthehet në karrierën e saj në natën e ndarjes së çmimeve për kinematografi, Oscar. Ylli nuk ka performuar live që nga koha kur ajo solli në jetë djalin të saj, në fund të muajit tetor. Spekulimet për një rikthim janë rritur tani kur organizatorët e Oscar kanë vendosur ta nderojnë filmin më të ri të James Bond, i cili festoi 50 vjetorin vitin që lamë pas. Adele këndon kolonën zanore të filmit, me këngën “Skyfall”. Adele gjithashtu pritet të jetë e nominuar në kategorinë “Best Original Song”.


 



Nuk ka shpresë për Spice Girls

09.01.2013 10:50 postuar nga: Mina

Vetëm pak pasi që janë takuar dhe ribashkuar, anëtaret e bendit Spice Girls sërish janë shpërbërë. Planet për inqizimin e albumit të ri, siç thuhet i ka shkatërruar Victoria Beckham. Bëhet e ditur se Posh ka pasur një përleshje me Gerin dhe ato nuk flasin më. "Geri dëshiron që vajzat t’iu kthehën koncerteve sa më shpejtë. Ajo është munduar ta kontaktoj menaxherin Simon Fuller gjatë javës së kaluar por nuk ka pasur sukses. Ajo dhe Victoria nuk komunikojnë më. Kurse turneu pa Victorian, është një rrezik i madh për bendin”, thotë burimi i afërt me bendin. 



David Bowie i ri

09.01.2013 10:49 postuar nga: Mina

Si dhuratë për fansat me rastin e 66 vjetorit të lindjes së tij, muzicienti i njohur David Bowie ka lansuar singlin "Where Are We Now?", kurse në muajin mars do të publikoj edhe albumin e  ri. Për herë të fundit, Bowie ka performuar në vitin 2006 dhe qysh nga atëherë nuk është shfaqur shumë në media. Tani ai pa asnjë paralajmërim ka publikuar vetëm në iTunes dhe në faqën e tij singlin e parë nga albumi i ri "The Next Day". Kënga "Where Are We Now?" është inqizuar në New York, ndërsa producent i saj është Tony Visconti.



R. Kelly prezanton I Know You Are Hurting

08.01.2013 10:25 postuar nga: Ella

http://www.s2smagazine.com/sites/default/files/media/slide/r_kelly-soul-train-awards-2010-AHH.jpgR.Kelly ka lansuar një këngë të re, e cila i dedikohet viktimave të masakrës së ndodhur në shkollën Sandy Hook në Newtown, ku humbën jetën edhe njëzet fëmijë. Këngën I Know You Are Hurting mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.  




 



Nelly sjell Hey Porsche

08.01.2013 10:22 postuar nga: Ella

http://api.ning.com/files/fTjX0M7n2dwJ-ordIYmKBDOxWkZeuAOC*dfDz291W7Q-j98QLZB90ZgSimC4OgHuQYe3UG7idgAkfhTaHuP5wWkqLDy9cEut/algnellyjpg.jpgNelly, për këtë vit, më në fund, prezanton albumin e shtatë me radhë nën titullin M.O,. i cili edhe zyrtarisht do të jetë pasardhës i 5.0 lansuar (2010). Ndërkohë, reperi dhe këngëtari, ka lansuar dy lansime mix-tape, O.E.MO (2010) dhe Scorpio Season (2012). Edhe pse ende nuk ka ndonjë date të saktë të lansimit të albumit, Nelly sapo ka prezantuar një nga këngët që ndoshta vjen nga lansimi i tij i ri – Hey Porsche, të cilën mund ta dëgjoni këtu


 



Jennifer Lopez punon në albumin e ri

07.01.2013 16:50 postuar nga: Ella

http://superstarmagazine.com/images/uploads/2011/06/RedOne-with-J-Lo-at-American-Idol-Finalists.jpgSiç ka bërë të ditur në Twitter, Jennifer Lopez edhe zyrtarisht është duke punuar në albumin e saj të ri, i cili do të lansohet gjatë këtij viti. Është bërë e ditur se, edhe kësaj radhe, këngëtarja do të bashkëpunojë me producentin RedOne, i cili ka bërë edhe hitin On The Floor. “Do t’i keni para jush të gjitha fytyrat e Lopez-it, edhe hip-hopin urban edhe tingullin komercial” ka thënë RedOne. 

 



Nora Istrefi vs Lea Michele

07.01.2013 16:08 postuar nga: Ella

http://www.ikub.al/cache/images/37/370dea3b-f2c1-481e-b986-77c7607ae557---0-.jpg

Ne rubriken  “Vip vs Vip” do te ballafaqojme dy femra te njohura te show-bizz-it, njera shqiptare dhe tjetra amerikane,  pasi veshja e tyre eshte e njejte.
Kengetarja Nora Istrefi vjen me kete fustan te stilizuar nga Valdrin Sahiti, por qe kohe me pare nje fustan te tille e kishte veshur edhe kengetarja dhe aktorja amerikane, Lea Michele.
Kaq shume i paska pelqyer si duket stilistit kosovar saqe e ka bere ‘copy-paste’ ate per ta veshur Nora Istrefin. Nuk e di nese Nora ka pasur me pare informacione per kete VIP te huaj, nese jo tashme mund te marre pasi eshte veshur me nje kopje te saj. (vipat)



Së shpejti një film për Hillary Clinton

07.01.2013 11:20 postuar nga: Mina

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, është tema kryesore e filmit i cili po xhirohet, dhe i cili do të titullohet "Rodham". Skenari veçse është gati, kurse në film përfshihën momentet qysh në kohën kur burri i saj, Bill Clinton ishte president i SHBA-së. Tematika e filmit është e fokusuar në luftën mes ambicieve të saja dhe lidhjet e burrit të saj. Filmi "Rodham" së shpejti do të kalohet në produksion. Ditë më parë, Clinton është hospitalizuar dhe operuar në New York. Pas operimit të suksesshëm ajo është lëshuar nga spitali dhe karierën e saj politike, do të vazhdoj në javën e ardhshme. 



Filmi i ri nga Julia Roberts

07.01.2013 11:19 postuar nga: Mina

Aktorja hollivudiane, Julia Roberts, së shpejti do të paraqitet në projektin e ri të HBO-së. Bëhet fjalë për adaptimin filmik të dramës "The Normal Heart" në të cilin ajo do të luaj rolin e mjekes e cila në fillim të epidemisë së sidës sheron pacientët e saj. Përveç saj, në këtë film do të paraqitet edhe Mark Ruffalo i cili e luan rolin e një homoseksuali të prekur nga kjo sëmundje.  Regjisor i këtij filmi është Ryan Murphy, kurse skenarin e ka shkruar Larry Kramer. "The Normal Heart" në skenën teatrale është paraqitur në vitin 1985.  Ky film pritet të filloj së shfaquri në vitin 2014. 



People: Katie Holmes gruaja më së miri e veshur në 2012

03.01.2013 17:48 postuar nga: Mina

Revista “People” ka përpiluar listën me gratë të famshmë më së miri të veshura në vitin që lamë pas, kurse sipas kësaj reviste, vendin e parë e ka zënë Katie Holmes.Stafi i revistës, konsideron se Holmes pas divorcimit me Tom Cruise, ka punuar shumë në stilin e saj dhe është paraqitur në linjat shumë të mira elegante dhe moderne.



< Prev 1 2 351 52 53196 197 198 Next >