< Prev 1 2 346 47 48198 199 200 Next >

Pulp lanson singlin e ri "After You"

28.01.2013 10:33 postuar nga: Mina

Rock bendi i njohur Pulp, do të lansojnë singlin më të ri të titulluar “After You” sot më 28 janar ekskluzivisht në iTunes. Këngën në fjalë, bendi e kishte lëshuar në download falas gjatë krishlindjeve për adhuruesit e vet të cilët ishin të pranishëm në koncertin e mbajtur në Sheffield më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Tani, për shkak të interesimit të madh, këngëtari Jarvis Cocker kishte vendosur ta lansoj singlin në fjalë në internet për publikun e gjerë.

 



10 filma më të shikuar gjatë javës së kaluar

28.01.2013 10:29 postuar nga: Mina

Filmi "Hansel & Gretel: Witch Hunters" ndodhet në vendin e parë të american box office me gjithsej 19 milion dollarë të fituara. Komendia në fjalë ka fituar 19 milion dollarë në javën e parë të transmetimit. Në vendin e dyte ndodhet filmi horror "Mama" në të cilin luan Jessica Chastain. Filmi në fjalë nga biletat e shitura ka fituar 12,9 milion dollarë. Pozita e tretë dhe e katërt u ka takuar filmave "Silver Linings Playbook" dhe "Zero Dark Thirty". Kurse pozita e pestë i ka takuar filmit "Parker" me 7 milion dollarë të fituar. Këta janë dhjetë filma më të shikuar në SHBA dhe Kanada gjatë javës që lamë pas:

1. Hansel & Gretel: Witch Hunters  

2. Mama

3. Silver Linings Playbook

4. Zero Dark Thirty

5. Parker  

6. Django Unchained  

7. Movie

8. Gangster Squad

9. Broken City

10.*Les Miserables 



Justin Timberlake paralajmëron albumin e ri!

28.01.2013 10:10 postuar nga: DiTa

Këngëtari Justin Timberlake ka paralajmëruar kthimin e tij në skenë, me lansimin e albumit më të ri.
Solo albumi më i ri nga Timberlake, mban emrin 'The 20/20 Experience', ndërsa lansimi i tij pritet të bëhet më datën 19 Mars 2013.
Kënga e parë e cila i ka paraprirë këtij albumi mban emrin ‘Suit & Tie’, këngë kjo e cila ndodhet në albumin më të ri të këngëtarit në fjalë, dhe është lansuar më datën 14 Janar.
Justin Timberlake ka zbuluar se ai ka inçizuar 20 këngë të reja për albumin e ri, bashk me producentin e famshëm Timbaland.



Çiftet me mardhëniet më të këqija në industrinë muzikore

25.01.2013 14:18 postuar nga: DiTa

Shumë njerëz ia mësyjnë industrisë muzikore për tu bërë të famshëm apo për tu bërë shumë të pasur, mirëpo nganjëherë kjo famë dhe këto para dijnë të kthehen si bumerang në vetëvrasje, nëse nuk di ti shfrytëzosh me kujdes.

Paratë, droga dhe fama nganjëherë janë ato që kontribuojnë për të shtyrë persona, apo në këtë rast çifte për të thyer çdo barrier etike, njerëzore në abuzime fizike e psiqike e deri në vrasje.

Fatkeqësisht kombinimi i këtyre trijave janë edhe vrasje shumë e ngadaltë dhe e dhimbshme për shumë talentë dhe legjenda muzikore.

Vlen të përmendim këngëtarën e ndjerë Amy Winehouse të cilën do ta përmendim në dy raste më posht lajmit, si një nga femrat më të suksesëshme, mirëpo njiherit edhe më problematike në industrinë muzikore.

Në vijim do të ju njohim me 10 çiftet të cilët nuk kanë mundur asnjëherë që të fshehin problemet e tyre nga mediat, disa prej të cilëve kanë përfunduar në vdekje, shumë prej të tyre përdorues të narkotikëve të rëndë:

më shumë...



Eve me album të ri

25.01.2013 11:50 postuar nga: Ella

http://cdn.theversed.com/wp-content/uploads/2013/01/Eve.jpgEve ka shpalosur planet e lansimit të studio-albumit të saj të parë pas 11 vjetëve. Albumi Lip Lock, do të lansohet më 13 maj 2013, si pasardhës i Eve-Olution (v. 2002). Ajo filloi të punojë në albumin e saj të katërt në vitin 2007. Megjithatë Lip Lock është një projekt tërësisht i ri. “Nuk është materiali i njëjtë. Vetëm se kam mbajtur emrin e njëjtë,’ ka thënë Eve për Billboard. Ajo ka përmendur edhe një nga këngët e saj favorite nga ky album – Mum in the Kitchen. Albumin do ta paraprijë singli Make it Out This Town, i cili pritet shumë shpejt.    


http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=DEqpRByKWeA



Justin Bieber – përvidhen këngë të reja!

25.01.2013 11:22 postuar nga: Ella

http://cdn02.cdn.justjaredjr.com/wp-content/uploads/headlines/2012/12/justin-bieber-believe-acoustic-album-cover.jpgJustin Bieber, për fillim të vitit, ka paralajmëruar albumin e tij të ri, Believe Acoustic – lansimi arrin më 29 janar. Para lansimit, materiali i ri ka filluar të ‘rrjedh’ në çdo anë, nsërsa dje në internet është shfaqur kënga Yellow Raincoat (Tom Strahle). Pak më vonë, u shfaq edhe kënga I Would (Da Internz dhe Aaron Michael), dhe si bonus, kënga nga ky album, Nothing Like Us. Këngët mund t’i dëgjoni duke klikuar më poshtë. 


 

më shumë...



Michael Bublé këtë vit pritet të bëhet baba…

25.01.2013 09:41 postuar nga: DiTa

Këngëtari Michael Bublé përmes një videoje, ka bërë publik lajmin për shtatëzaninë e bashkëshortës së tij, aktorës Luisana Lopilato.

 Çifti në fjalë thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, të cilin po e presin me pa durim, ku ata kanë publikuar edhe foton e parë të ultrazërit.

Ata u martuan në Mars të vitit 2011 në një ceremoni private, në Buenos Aires, në Argjentinë.

Bublé ka folur disa herë në media, për dëshirën e tij për të pasur fëmijë, duke thënë se ai është i gatshëm që të sjell në jetë fëmijë, mirëpo kjo mvaret nga bashkëshortja e tij, kurdo që ajo është e gatshme.
Aktorja Lopilato është e famshme në Agjentinë, së fundi ajo ka luajtur në Chiquititas dhe Rebelde Way.

Ajo ka modeluar edhe në fushatat për Coca-Cola, BlackBerry dhe McDonald.

Në vijim mund të shihni video-montazhën e publikuar nga vetë këngëtari Bublé dhe bashkëshorja e tij Lopilato, të cilët njoftojnë fansat e tyre se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, si dhe mund të dëgjoni këngën ‘Home’, live nga Bublé:

më shumë...



VIDEO: Single i ri nga Nicole Scherzinger

25.01.2013 08:37 postuar nga: Mina

Këngëtarja britanike Nicole Scherzinger, ka prezantuar singlin e saj më të ti i cili vjen nga albumi i saj i dytë solo.  Single i titulluar "Boomerang" është lansuar gjatë ditës së djeshme, kurse sot do të prezantohet edhe video klipi. Albumi i saj i ri vjen pas albumit "Killer Love" nga viti 2011 në të cilin janë përfshirë hit këngët sikur "Poison", "Don't Hold Your Breath", "Right There" dhe "Wet".

 

më shumë...



Daniel Craig: Robert Pattinson është James Bond i ardhshëm

25.01.2013 08:34 postuar nga: Mina

Veçse ka filluar të spekulohet rreth çështjes se kush do të jetë Bondi i ardhshëm. Lidhur me këtë, Daniel Craig thotë se agjenti 007 i ardhshëm do të jetë Robert Pattinson. Sipas revistës "OK!", aktori i ri dhe i talentuar do të mund ta luaj rolin në mënyrën më të mirë.  Craigut në veçanti i ka pëlqyer Robert në filmin e tij të fundit. Por si ka reaguar për këtë vet Pattinson? Sipas një burimi, ai ka qenë shumë i nderuar sepse është adhurues i madh i Daniel Craig. Craig, i cili deri më tani tri herë ka aktruar në filmin e James Bond-it, do të duhej të paraqitet edhe dy herë në këtë film. 



VIDEO: Jennifer Lopez dhe Andrea Bocelli inqizojnë duetin

25.01.2013 08:28 postuar nga: Mina

Latino diva Jennifer Lopez dhe tenori i famshëm Andrea Bocelli kanë inqizuar duetin i cili do të përfshihet në albumin e tij më të ri. Bëhet fjalë për rieditimin e këngës nga viti 1947 "Quizas, Quizas, Quizas" (''Perhaps, Perhaps, Perhaps''). Albumi i 14-të me radhë ''Passione'', do të lansohet në fund të këtij muaji, dhe në të, përveç duetin me Jennifer Lopez, do të jetë edhe një duet me  Nelly Furtado. Dëgjojeni këngën "Quizas Quizas Quizas".

më shumë...



< Prev 1 2 346 47 48198 199 200 Next >