Diego Maradona sërish baba!
15.02.2013 14:33 postuar nga: Mina
Legjenda e futbollit Diego Maradona, sërish është bërë baba edhe atë në moshën 52 vjeçare. Ish e dashura e tij ka lindur një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diego Fernando në spitalin Buenos Aires. Maradona ende është në Dubai duke punuar si ambasador i sportit për Emiratet e Bashkuara Arabe. Maradona është ndarë nga Ojeda kur ajo ishte në muajin e katërt të shtatëzanisë. Ai veçse ka dy fëmijë nga lidhjet e mëhershme.
Usher lanson këngën e re 'Go Missin'' – Dëgjojeni
15.02.2013 14:28 postuar nga: DiTa
R&B këngëtari Usher ka lansuar një këngë të re online, këngë kjo e cila është e lejuar për shkarkim. Kënga mban emrin ‘Go Missin’, ndërsa ajo u lansua ditën e djeshme pikërisht në ditën e Shën Valentinit. Vitin e kaluar këngëtari Usher, në të njëjtën ditë të të dashuruarve, kishte lansuar këngën ‘Cilmax’, ndërsa dje ai lansoi këngën të cilën mund ta dëgjoni në vijim të lajmit: më shumë...
Eva Herzigova provokative
15.02.2013 14:27 postuar nga: Mina
Modela çeke Eva Herzigova (39 vjeç) ka realizuar një editorial provokativ në të cilin ka pozuar nudo në pishinë. Biondona është inspiruar nga skenat e filmit të papërfunduar të Marilyn Monroe “Something’s Got To Give”. Ju rikujtojmë, se karrierën e saj si modele, Eva e kishte filluar në vitin 1989, kurse famën botërore e ka fituar pesë vite më vonë në reklamën për brendin “Wonderbra”.
Këngët të cilat lansohen gjatë kësaj jave…
15.02.2013 12:00 postuar nga: DiTa
Në vijim mund të shihni këngët të cilat lansohen gjatë kësaj jave: XXXY - 'Got Me So' Rita Ora - 'Radioactive' Sweet Baboo - 'Let's Go Swimming Wild' Wolf Alice - 'Fluffy' The Men - 'Electric'
Këngëtarja Elvana Gjata, publikon edhe katër këngë të reja
15.02.2013 11:57 postuar nga: DiTa
Këngëtarja Elvana Gjata e cila së fundi publikoi këngën e titulluar ‘Fake’ (Falso), ajo pikërisht në ditën e të dashuruarve ka publikuar edhe katër këngë të reja. Bëhet fjalë për këngët në verzionin live-akustik, të cilat dje janë publikuar në YouTube nga ‘Threedots Albania’. Produksioni “Threedots Production Albania “, e ka cilësuar publikimin e këtyre materialeve të reja muzikore, si një ‘super dhuratë’ për ditën e të dashuruarve. Ndërsa në rrjetin e saj social në Facebook, Elvana ka shkruar: “E emocionuar ju sjell një ëndërr-projekt të dëshiruar prej kaq kohësh”. Në vijim mund të i dëgjoni katër këngët e reja të publikuara dje nga këngëtarja Elvana Gjata: më shumë...
Elvana lanson këngën e re me video-klip – Shikojeni
14.02.2013 18:36 postuar nga: DiTa
Këngëtarja Elvana Gjata ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar ‘Fake’ (Falso). Këngëtarja në fjalë ka zgjedhur pikërisht ditën e të dashuruarve apo Shën Valentin që ti gëzoj fansat e saj. Kjo është kënga e parë e lansuar në këtë vit nga Elvana, por çka është e veçanta e kësaj kënge duhet theksuar se, ajo për herë të parë fyen koleget e saja këngëtare, duke i quajtur ato palaqo. Video klipi është realizuar nga produksioni ‘Max Production’, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Lyrical son. Në vijim mund ta dëgjoni këngën ‘Fake’ nga Elvana Gjata, si dhe të shihni video-klipin: më shumë...
Adnan Ahmeti, shqiptari i famshëm në Bollywood
14.02.2013 18:34 postuar nga: DiTa
Një djalë shqiptarë i cili jeton në Zvicër për rreth 20 vite, është bërë shumë i famshëm në fushën e modelizmit, ndërsa së fundi ai është ftuar që të aktroj edhe në Bollywood. Ky djalosh quhet Adnan Ahmeti dhe mediat në Indi shkruajn se ai është ftuar që të aktroj përkrah aktorit të famshëm nga India, Mohan Pabu. Ahmeti është një djalë shqiptarë, prindërit e të cilit janë me prejardhje nga Tetova. Ai ka një trup mjaft të hijshëm dhe muskuloz, ndërsa së fundi ka marrur pjesë edhe në reklama të shumta në Zvicër.
VIDEO: Klipi i ri nga Lana Del Rey "Burning Desire"
14.02.2013 16:40 postuar nga: Mina
Bashkëpunimi mes këngëtares Lana Del Rey dhe prodhuesit britanik të automobilave Jaguar kishte filluar qysh në vitin e kaluar, kurse si paralajmërim për filmin special "Desire", është publikuar klipi muzikor për këngën "Burning Desire" në të cilin paraqitet Jaguar "F-tip". Klipi muzikor paralajmëron filmin për jaguarin, regjisor i së cilit është Ridley Scott, kurse këngëtarja me këtë rast është shprehur rreth këtij bashkëpunimi. "Jam shumë e lumtur që jam pjesë e vizionit të Jaguarit për veturën e tij më të re”, ka thënë Lana Del Rey. Jaguar "F-tip" për herë të parë është prezantuar në sallonin e veturave në Paris. më shumë...
Vritet Reeva Steenkamp
14.02.2013 16:33 postuar nga: Mina
Një befasi tragjike për Shën Valentin: Oscar Pistorius e ka vrarë të dashurën e tij, duke menduar se është një hajdut. Reeva Steenkamp ka hyrë në shtëpi të të dashurit të saj dhe ai e ka qëlluar me armë zjarri. Atleti i veçantë, i cili e ka njërën këmbë të amputuar, ka rrënuar gjithçka kishte ndërtuar në karrierë, pasi mendoi se në shtëpinë e tij kishte hyrë një hajdut ose rrëmbyes. Atleti nga Afrika e Jugut, i cili mori pjesë në Olimpiadën e Londrës, është arrestuar nga policia, e cila po e heton rastin.Reeva Steenkamp, modelja e vrarë nga atleti Oscar Pistorius, njihej si një vajzë kopertine për revistën afrikano-jugore “FHM” dhe si fytyra e produkteve të kozmetikës “Avon”. Marrëdhënia e saj me kampionin paraolimpik kishte filluar prej disa muajsh dhe në media thuhet se ajo donte t’i bënte një surprizë të dashurit me rastin e Shën Valentinit. “Çfarë keni përgatitur për të dashurin tuaj nesër?”, shkruante modelja një ditë më parë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku sot janë postuar ngushëllimet e fansave. Por dyshohet se ka qenë pikërisht surpriza që i ka marrë jetën Steenkamp, pasi raportohet se Pistorius e ka ngatërruar me një hajdut teksa ajo hynte në dhomën e tij në orët e para të mëngjesit.
Hitet e preferuara të Rita Orës
14.02.2013 09:23 postuar nga: Ella
Të premten, më 15 shkurt, në orën 20:10, në emisionin UK Hosted Countdown, Rita Ora do të prezantojë këngët e saj të preferuara. Ajo do të prezantojë listën e këngëve të saj të preferuara, të cilat janë aktuale në skenën muzikore botërore. Në listë, priten të jenë: One Direction, Azelia Banks… Krejt këtë, mund ta ndiqni në emisionin UK Countdown – Rita Ora’s Hot Right Now – të premten, në 20:10.
|
|