Atoms For Peace – dëgjoni albumin (falas)
19.02.2013 14:03 postuar nga: Ella
Atoms For Peace – projekti i filluar nga Thom Yorke (frontmeni I Radiohead), producenti Nigel Godrich, Flea nga Red Hot Chili Peppers dhe Mauro Refosco – zyrtarisht ka mundësuar ‘streaming’ e albumit debutues, para lansimit më 25 shkurt. Albumin mund ta dëgjoni këtu.
Leona Lewis incizon album të ri
18.02.2013 14:56 postuar nga: Ella
Pasi që albumi Glassheart, lansuar në tetor të vitit të kaluar, nuk kaloi mjaft mirë në top-lista muzikore, këngëtarja ka filluar të punojë në albumin e ri. Për shkak të mossuksesit të albumit të fundit, Leona Lewis ka ndërprerë kontratën me kompaninë menaxheriale Modest dhe ka filluar të mbledhë material për një album të ri. “Albumi i ri i Leona-s do të lansohet në fund të këtij viti”, ka deklaruar shtëpia diskografike Simco. “Love Bird” është singli i vetëm nga albumi i fundit, i cili ka pasur mjaft sukses.
Mariah Carey prezanton singlin e ri Almost Home
18.02.2013 14:54 postuar nga: Ella
Mariah Carey lanson një parapremierë 30-sekondëshe të këngës së re Almost Home, që pritet të përfshihet në kolonën zanore të Oz the Great and Powerful. Kënga e re do të lansohet më 19 shkurt. Oz the Great and Powerful është lansuar në kinematë në SHBA dhe Britani më 8 mars. Shikoni një paraqitje të shkurtër të filmit këtu.
Chris Brown lansoi video-doku klipin e këngës 'Home' – Shikojeni
18.02.2013 13:46 postuar nga: DiTa
Këngëtari Chris Brown ka lansuar edhe një këngë tjetër të re, të cilën e ka emëruar ‘Home’, bashkë me video klip të ri. Xhirimet e këtij video-klipi janë marrur nga turneu botërorë i këngëtarit në Francë, Gjermani dhe Holand. Lajmin në fjalë e ka bërë publikë vetë këngëtari Brown, në faqën e tij zyrtare në Twitter, ku shkruan: “Ndihem shumë i lumtur që po e prezantoi video-dokumentarin, apo premierën e këngës më të re #Home, një doku-video nga turneu im botërorë. Shikojeni…”. Kënga Home, ka një tekst mjaft nostalgjikë, ku Chris në disa vargje thotë se, do të kishte qenë shumë më i lumtur, sikur të ishte edhe një herë fëmijë si dhe të mos kishte kaq shumë famë dhe para. Në vijim mund të dëgjoni tekstin si dhe të shihni video-doku klipin më të ri të këngës ‘Home’ nga Chris Brown: më shumë...
Historiku i kërcimit ‘Harlem Shake’
18.02.2013 11:20 postuar nga: DiTa
Video-klipet që kanë pushtuar internetin me kërcimet e quajtura ‘Harlem Shake’, origjinën e kanë në vitet e 80-ta. Fjala është për një kërcim i cili ka filluar në lagjen e famshme në Harlem të New York-ut në vitin 1983, ndërsa në vitin 2011, DJ Baauer e ripërpunoi këngën dhe e ktheu në një hit kërcimesh, të cilat po vazhdojnë të xhirohen edhe në vendin tonë dhe të postohen në YouTube. Për dallim nga kërcimet me këngën ‘Gangnam Style’, kërcimet ‘Harlem Shake’ nuk kanë ndonjë inçizim zyrtarë apo ndonjë lëvizje të veçuar. Kërcimi ‘Harlem Shake’ është një kërcim i lirë, dhe pjesëmarrësi është i lirë të kërcej si të dëshirojë, apo mund të jetë edhe një pjesëmarrës statik, krysisht kërcehet në grup, ndërsa fytyrat mund të jenë dhe të mbuluara. Më poshtë lajmit mund të shihni disa video-xhirime të vallëzimit ‘Harlem Shake 2013’: më shumë...
Foto: Hyrem sikur Elizabeth Taylor
18.02.2013 08:31 postuar nga: Mina
Edhe pse ngjyra e kuqe është symbol i bukurisë së saj, dhe përkundër faktit se kishte deklaruar se nuk do ta ndryshoj ngjyrën asnjëherë, Meryem Uzerli, 29-vjeçe, aktorja turko-gjermane, e njohur sikur sulltanesha Hyrem në serialin "Sulejman Madhështori", është bërë tani zeshkane! Edhe pse pikërisht Meryem kishte inspiruar gratë e shumta të bëhen me flokët e kuqe, ajo si duket është lodhur nga ajo pamje, dhe në Facebook është lavdëruar me ngjyren e saj të re të flokëve. Për verzionin turk të revistës “Vogue”, Meryem ka realizuar një editorial, në të cilin, me ndihmën e parukes së zezë, është transformuar në Elizabeth Taylor. “Meryem është sikur kameleon, i pëlqen të luaj me bukurinë e saj mistike”, kanë thënë ekspertët e modës për Hyremen.
Single i ri nga Gossip
18.02.2013 08:30 postuar nga: Mina
Bendi Gossip ka publikuar klipin për singlin e ri "Get a job" në të cilin, anëtarët e bendit kanë treguar me çfarë janë marr para së të bëhëshin të famshëm. Derisa ata janë marr kryesisht me punët të lidhura me tregti dhe ushqim të shpejtë, miqtë e tyre të pasur kanë festuar vazhdimisht, dhe këtë gjë e kanë shijuar edhe ata më vonë. “Get A Job flet për fëmijët e pasur, të cilët dikur i kemi njohur dhe të cilët nuk kanë punuar kurrë asgjë. Gjithmonë kanë pasur para dhe kanë menduar vetëm për argëtim dhe pamjën e tyre. Derisa ne u ktheheshim në shtëpi të stërlodhur nga restorante me ushqime të shpejta dhe marketa, ata atëherë fillojshin argëtimin”, thonë anëtaret e bendit.
Will Smith dhe Kanye West bashkëpunojnë në projektin e ri
18.02.2013 08:29 postuar nga: Mina
Aktori dhe këngëtari amerikan Will Smith në Brazil ka inqizuar një këngë të zhanrit rep me këngëtarin amerikan Kanye West. Që të dy janë parë gjatë vikendit të kaluar në Rio de Janeiro, kurse gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht është konfirmuar se Smith dhe West kanë inqizuar një duet. "Kanye ka dashur të mësoj më shumë për muzikë në Rio de Janeiro dhe një mik i jemi e ka dërguar atë tek unë. Will dhe Kanye pastaj kanë ardhur në studion time. Më kanë thënë së dëshirojnë të bëjnë një projekt të ri bashkë”, ka thënë DJ Batutinh, pronar i studios muzikore për The Sun. Sipas tij, duo do të përfundoj këngën pasi të kthehën në SHBA.
Black Sabath me album të ri në qershor
15.02.2013 15:20 postuar nga: Ella
Bendi legjendar Black Sabbath, do të lansojnë albumin e ri, 13, në qershor. Anëtari i bendit, Ozzy Osbourne, ka deklaruar se ky album është albumi i më i rëndësishëm në karrierën e tyre. Dihet gjithashtu se producent i këtij lansimi do të jetë Rick Rubin. Në mes tjerash, bëhet e ditur se lansimi përfshin nëntë këngë, e titujt e disa prej tyre do të jenë: God Is Dead, Epic, "End of the Beginning dhe Age of Reason, ndërsa ‘treminutëshin’ e Black Sabbath In The Studio mund ta shikoni këtu.
Nelly paralajmëron bashkëpunime në albumin e ri
15.02.2013 15:18 postuar nga: Ella
Nelly Furtado, Trey Songz, T.I. dhe Wiz Khalifa, janë mysafirë në albumin e ri të Nelly-t. Nelly do të lansojë albumin e shtatë nën titullin M.O. në qershor. Nelly ka zbuluar listën e mysafirëve në këtë lansim. Nelly ka filluar karrierën me bashkëpunim – një ndër hitet më të mëdha është kënga Dilemma, incizuar me Kelly Rowland. Albumin e paralajmëron Hey Porsche.
|
|