< Prev 1 2 329 30 31206 207 208 Next >

TOP 10 singlat e rinj këtë javë në Britani

01.04.2013 14:45 postuar nga: Ella

http://1.bp.blogspot.com/-uQ5Dy8Y6184/Tv3s5Lty9SI/AAAAAAAAAEk/nFk72UWVr8s/s640/top10songs.jpg

Sipas Official Charts Company, kjo është top-lista britanike e singlave. 
1. PJ & Duncan - "Let's Get Ready To Rhumble"
2. P!nk - "Just Give Me A Reason (feat. Nate Ruess)"
3. The Saturdays - "What About Us (feat. Sean Paul)"
4. Justin Timberlake - "Mirrors"
5. Bastille - "Pompeii"
6. Bruno Mars - "When I Was Your Man"
7. Charlie Brown - "On My Way"
8. Bridgit Mendler - "Ready Or Not"
9. Nelly - "Hey Porsche"
10. Macklemore & Ryan Lewis - "Thrift Shop (feat. Wanz)".
 
 



Sean "Diddy" Combs, më i pasuri në fushën e HipHop-it

29.03.2013 16:01 postuar nga: DiTa

Këngëtarët Kanye West dhe Jay-Z janë duke u parë në organizime të ndryshme gjatë këtij viti, mirëpo kur vjen puna për të njehur paratë e mëdha, aty gjindet Sean "Diddy" Combs i cili prinë në këtë fushë.
Me një vlerë të llogaritur neto prej  580.000.000 milion $, Diddy renditet në vendin e parë në listën e famshme Amerikane Forbes të këtij, si një ndër pesë artistët më të pasura të Hip-Hop-it.

Në këtë listë të përvitshme të revistës Forbes, e cila njihet për hulumtime të pasurisë, në vendin e dytë radhitet këngëtari Jay-Z me një vlerë neto të pasurisë, prej  475.000.000 milion $.

më shumë...



Ardian Bujupit dhe Dj Dalool vijnë me bashkëpunimin "Penthouse"

29.03.2013 16:00 postuar nga: DiTa

Këngëtari Ardian Bujupi ka realizuar këtyre ditëve një bashkëpunim me Dj Dalool, në një këngë të cilën e kanë emërtuar ‘Penthouse’.
Kënga në fjalë është pritur mjaft mirë edhe tek fansat e tyre dhe menjëherë ka arritur që të klasifikohet në top-listat muzikore vendore si dhe ato jasht vendit.
Video klipi i këngës të cilën mund ta shihni dhe dëgjoni më posht lajmit, është realizuar nga produksioni "Max Production", ndërsa në YouTube u publikua zyrtarisht para një jave, apo më datën 16 Mars 2013 .

Vlen të përmendim se edhe top-lista e njohur  Gjerman, "Bravo Charts", këngën ‘Penthouse’ e ka radhitur në vendin e dytë.

më shumë...



Little Mix & Missy Elliott – How Ya Doin?

29.03.2013 12:09 postuar nga: Ella

http://wac.450f.edgecastcdn.net/80450F/popcrush.com/files/2013/03/MixElliott.jpgBendi britanik, Little Mix, lanson një version të ri të singlit të katërt nga albumi debutues DNA, How Ya Doin?.
Në versionin e ri, mysafire është Missy Elliott, e cila përveç se do të marrë pjesë në albumin e ri të Beyonce, edhe vetë për këtë vit paralajmëron studio-albumin e shtatë të shumëpritur, Block Party.    


 

më shumë...



Edhe Alex Turner në albumin e ri të Queens Of The Stone Age

29.03.2013 12:07 postuar nga: Ella

http://www.undercover.fm/medias/xmedium/9529.jpg?1364340684Është konfirmuar se frontmeni i bendit Arctic Monkeys, Alex Turner, do të jetë mysafir në albumin e ri të Queens Of The Stone Age...Like Clockwork. Në albumin e ri, do të marrin pesë edhe: Dave Grohl, Sir Elton John, Trent Reznor dhe Jake Shears nga Scissor Sisters. Queens If The Stone Age prapë do të bashkëpunojnë me bashkëpunëtorët e vjetër, Mark Lanegan, Nick Oliver dhe James Lavelle.    




 



Shqipëria performon në gjysëm finale të dytë në Eurosong

29.03.2013 08:44 postuar nga: Mina

Është publikuar renditja finale e pjesmarrsve në natën e parë dhe të dytë finalë të Eurosong-ut të sivjetëm që do të mbahet në Malmo të Suedisë.Shqipëria sivjet do të prezantohet nga  Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, dyshja që do të këndojë këngën e tyre në gjuhën shqipe. 

 

Nata e parë e gjysëmfinales:

më shumë...



Roli i ri i Anne Hathaway

29.03.2013 08:43 postuar nga: Mina

Anne Hathaway pas princeshes, sekretares në revistën e modes dhe graujes macë, tani është në bisedime për rolin e ri në filmin e Lynn Shelton. Komedia do të titullohet "Laggies", kurse Chloe Moretz dhe Sam Rockwell veçse kanë pranuar të luajnë në këtë film. Siç thotë Perez Hilton, Anne do të luaj Megan, "vajzën e viteve të 90-ta e cila stresohet kur i dashuri i propozon martesë dhe largohet tek mikesha e saj 16 vjeçe, duke kërkuar gjithmonë arsyetime të kota".



Lady Gaga sot mbushi 27 vjet!

28.03.2013 18:30 postuar nga: DiTa

Lady Gaga ka festuar sot ditëlindjen e saj të 27!

Por, si duket ftesa që na e ka dërguar për të festuar bashk me të, ka humbur diku në postë! :)

Këngëtarja e cila njihet jo vetëm për vokalin e saj të fuqishëm, por edhe për stilin e saj ekstravagant, është gjithashtu një nga fashionistat më të famshëm në Botë për stilin e saj unik.

Kështu që për ditëlindjen e saj sot, ekipi i Radio KFOR-it ka vendosur që të publikoj disa foto me veshjet e saja më të quditshme të para ndonjëherë, të cilat mund ti shihni më posht lajmit:

më shumë...



Jessie J bionde për ditëlindje...

28.03.2013 18:12 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Jessie J ka vendosur që për ditëlindjen e saj të bëhet bionde.
Dje këngëtarja Jessie ka postuar disa foto, ku shihet me flokët e saj shumë të shkurtëra, mirëpo ato pak milimetra sa i kanë dalur në kokë, kishte vendosur që ti lyej me ngjyrë të bardhë.
Jessie J dje ka festuar ditëlindjen e saj të 25 si një bionde, ndërsa ajo i hoqi flokët para 10 ditëve për shkaqe bamirësie!
Këngëtarja ka postuar fotot e bëra me Instagram duke thënë "Kjo është ditëlindja ime dhe unë do të jem bjonde në qoftë se unë dua."

Ajo aktualisht ndodhet me miq në pushime, ndërsa përmes rrjetit social Twitter, ka falenderuar të gjithë miqtë dhe fansat e saj për urimet e tyre. Në vijim mund të shihni disa foto në të cilat këngëtarja Jessie J shihet me kokë të rruar:

më shumë...



Madonna bëhet milionere pas MDNA turneut

28.03.2013 15:00 postuar nga: Mina

Pop diva Madonna është bërë milionere. Pasuria e saj është rritur pas turneut MDNA në të cilën ka fituar 305.158.363 dollarë, shkruan Neë York Post. Kjo është njëherit ylli më i madh që ka fituar aq shumë gjatë vitit të kaluar. Këtij fitimi, Madonnes i ka ndihmuar edhe shitja e rrobave nga linja e saj të modes. Edhe pse është në dekadën e pestë të jetës së saj, ‘material girl’ nuk heq dorë ende dhe nga ajo mund të presim edhe shumë spektakël dhe provikime. 



< Prev 1 2 329 30 31206 207 208 Next >