Rick Ross – Ashamed (video)
06.03.2013 17:47 postuar nga: Ella
Reperi ka vazhduar me prezantimin e materialit nga albumi aktual God Forgives, I Don’t. Singli i katërt apo i pestë (nëse nuk llogaritet Sixteen në bashkëpunim me Andre 3000) nga lansimi aktual është kënga Ashamed, me producentë: Cool & Dre. Video-klipin e ri për këngën, mund ta shikoni këtu.
Owl City & Yuna – Shine Your Way (dëgjoni)
06.03.2013 17:46 postuar nga: Ella
Premiera e filmit më të ri të animuar, The Croods, e kompanisë Dream Works, ku luajnë: Nicolas Cage, Ryan Reynholds dhe Emma Stone, është paralajmëruar për 22 mars. Tani, arrin edhe singli më i ri, kënga Shine Your Way, të cilën e prezantojnë: Adam Young, shumë i njohur si Owl City, dhe kolegia e re, Yuna. Shine Your Way – mund ta shikoni më poshtë. më shumë...
Beyoncé biondinë, fillon turneun në Beograd
06.03.2013 15:47 postuar nga: DiTa
Për turneun e radhës këngëtarja Beyoncé ka vendosur që flokët e saj ti lyej me ngjyrë të bardh. Organizatorët e këtij turneu botërorë kanë vendosur që koncertin e parë ta fillojnë në shtetin fqinjë në Serbi-Beograd, më datën 15 Prill, ndërsa i gjithë ky manifestim është duke u sponzorizuar nga pija gazuese Pepsi. Duhet të përmendim faktin se të gjitha biletet për koncertet e saj, janë shitur menjëherë pas 10 minutave të publikimit të tyre online. Në fotografitë e bëra për për turneun 'Mrs Carter Show World Tour', Beyonce duket një bionde shumë seksi me një palë gjinse ngjyrë të kaltër të shkurta dhe një bluzë të bardhë si dhe i ngjanë bukurosheve në vitet e 60-ta. Në vijim mund të shihni reklamën për turneun e Beyoncé's të emërtuar 'Mrs Carter Show World Tour': më shumë...
Rihanna promovon markën ‘River Island’
06.03.2013 15:38 postuar nga: DiTa
Këngëtarja Rihanna e cila vitin e kaluar ka nënshkruar kontratën me kompaninë e veshëmbathjeve angleze ‘River Island’, në fillim të kësaj jave ka lansur një linjë të re. Kjo linjë e re rrobash është e dizajnuar nga vetë këngëtarja në fjalë e cila edhe mori pjesë në ceremonin e promovimit të këtij dizajni të ri. 25 vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë, me ngjyrë të zezë e të gjatë, të hapur në njërën anë, të cilin tha se e kishte dizajnuar ajo vetë. Rihanna shpalosi koleksionin e saj të ri për River Island, në dyqanin ‘River Island’ i cili ndodhet në rrugën e Oksfordit në Londër, me një shfaqje ku sfiluan manekene të shumta për të promovuar koleksionin më të ri, të cilin mund ta shihni në një video xhirim më poshtë lajmit. Rihanna e cila njihet si këngëtare e dalluar si dhe për performancat e saj ekstravagante në skenë, ajo ka treguar së fundmi se di të jetë edhe një stiliste e talentuar - shikojeni sfilatën: më shumë...
Heidi Klum në juri të American Idol
06.03.2013 10:06 postuar nga: Mina
Modelja gjermane dhe nëna e katër fëmijëve, Heidi Klum do të zëvëndësoj Sharon Osbourne në juri të emisionit të famshëm “America’s got talent”. Ajo do të kërkoj talentet e reja për sezonin e ri. "Mezi pres të shoqërohem me anëtarët të tjerë” ka shkruar Heidi në Twitter. Përveç saj, në juri do të jetë edhe ish anëtarja e bendit Space Girls, Mel B, radio prezantuesi Howard Stern si dhe humoristi Howie Mandel.
Dalin fotot nga fillimi i karrieres së Elvis Presley
06.03.2013 10:05 postuar nga: Mina
Fotografi Alfred Wertheimer, ka dhënë dritën e gjelbërt për publikimin e fotografive të mbretit të muzikës rock Elvis Presley, nga fillimi i karrierës së tij. Elvis atëherë ishte 21 vjeç, por me sjelljet e tij qysh atëherë ka treguar se ka karizëm që nevojitet për të arritur deri tek yjet. Fotografi i cili sot feston 83 vjetorin, ka xhiruar disa nga momentet intime të Elvisit, duke u përqafuar me adhuruesën e tij në vendet e fshehura. Pikërisht kjo foto, e cila është emëruar “Kiss”, është bërë njëra nga fotot më të mira nga fillimet e karrierës së tij.
Beyonce: "Kur plakëm, nuk do të vallëzoj si Madonna”
06.03.2013 10:04 postuar nga: Mina
Beyonse, e cila është e njohur me koreografitë e saja energjike, thotë se nuk do të vallëzoj në këtë mënyrë kur plaket, siç po bën sot Madonna. Këngëtarja, turneu i së cilës “The Mrs. Carter Show” do të fillojë më 15 prill në Beograd, pranon se do të largoj egon skenike të Sasha Fiers, sepse nuk dëshiron të bëhet si është bërë Madonna sot. “Nuk besoj se do të kem mundësi të dridhem kështu kur vij në vitet e saja” ka thënë Beyonse duke shtuar se në atë moshë do të jetë në stilin e Ave Marias, dhe do të këndoj balada. Biletat për turneun e saj pothuajse të gjitha janë shitur.
Jessica Simpson zbulon emrin e foshnjës
05.03.2013 16:51 postuar nga: Mina
Jessica Simpson e cila është shtatzënë dhe pret një djalë ka menduar dy alternativa për emrin e bebit dhe njëra është Ace dhe tjetri Acy.Ylli amerikan është duke pritur fëmijën e saj të dytë me të fejuarin Eric Johnson.“Ajo dhe i fejuari i saj Eric ende janë duke vendosur për një emër të mesëm, por ata duan që emri të jetë biblik. Jessica është fetare prandaj dëshiron edhe një emër të tillë për djalin e saj.
Fergie pret binjakë
05.03.2013 16:50 postuar nga: Mina
Këngëtarja e grupit Black Eyed Peas, Fergie, raportohet se është duke pritur binjakë. Fergie është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me burrin e saj, aktorin Josh Duhamel, dhe burime thonë se dyshja janë në pritje të binjakëve.“Fergie dhe Josh ndjehen sikur kanë kapur xhek-potin e bebes. Ata kanë pritur një kohë të gjatë, por gjithçka po shpaguhet pasi ata thonë se janë duke pritur binjakë. Ata nuk mund të jenë më të lumtur”. “Fergie ka lënë prapa karrierën e saj, dhe ajo është duke bërë një kujdes të mirë të vetes. Jo më pije alkoolike, dietë të shëndetshme dhe shumë seks!”, ka thënë burimi.
Shystie & Aealia Banks – Control It
05.03.2013 13:59 postuar nga: Ella
Me Azealia Banks, si duket, ‘nuk mund të mos ketë probleme’ – reperja në singlin e saj Neptune, i cili vjen nga lansimi Fantasea, si mysafire ka pasur kolegen e saj britanike Shystie, të cilës ia ka ‘kthyer vizitën’ në singlin e saj, këngën Control It (nga albumi Pink Mist, paralajmëruar për 28 prill). Megjithatë, pas lansimit të video-klipit për këngën e re, për regjinë e të cilit është përkujdesur Pliver WHitehouse, Banks e ka quajturatë ‘të rrejshëm’ dhe ‘jo-origjinal’. Video-klipin në fjalë, mund ta shihni këtu.
|
|