Janet Jackson largohet nga jeta publike
10.04.2013 08:39 postuar nga: Mina
 Këngëtarja dhe aktorja Janet Jackson, do të largohet përfundimisht nga jeta publike. Janet 47 vjeçe, në muajin shkurt është martuar me milionerin Visam Al Man. Sipas mediave të huaja, jetën e saj hollivudiane Janet do ta zëvëndesoj me jetën e qetë familjare në tokën luksoze të burrit të saj. Motra e pop mbretit të ndjerë ishte në maje të karrierës muzikore dhe asaj filmike në fund të viteve 90-ta. Ajo ka lansuar gjithsej dhjetë albume, nga të cilët vetëm katër kanë debutuar në vendin e parë të top listes amerikane të albumeve më të mirë. Por, performanca me Justin Timberlake në Superboul në vitin 2004, kur kishte zbuluar më shumë se duhej nga trupi i saj, seriozisht ka ndikuar në karrierën e saj. Të gjitha përpjekjet pas kësaj ngjarje, ishin të kota për Janet.
Puthën Sharon Stone dhe Kate Moss
10.04.2013 08:38 postuar nga: Mina
Për modelën e famshme Kate Moss nuk ishte e vështirë ta puth aktorën e bukur Sharon Stone. Këtë gjë, Kate dhe Sharon kanë bërë për qëllime bamirëse, pasi që është ofruar një shumë e madhe parash për të ndodhur kjo puthje në publik. Puthja mes Kate 39 vjeç dhe Sharon 55 vjeçe, është paguar hiq më pak se 35 mijë euro. Që të dyja ishin nikoqire në mbrëmjën humanitarë në Sao Paolo në Brazil, në të cilën janë mbledhur paratë për zbulimin e ilaqit për AIDS-in.
Adele kthehet në studio
10.04.2013 08:38 postuar nga: Mina
Këngëtarja e famshme britanike Adele, është kthyer në studio për herë të parë pas lindjes. Pritjet janë të mëdha, pasi që albumi i saj i fundit "21" ka rrëmbyer shumë çmime. Për këtë arsyeje, këngëtarja ka vendosur të bashkëpunoj me James Ford dhe Kid Harpoon, tekstshkruesin dhe producentin më të mirë. Deri më tani ajo ka punuar me Florence Welch, Arctic Monkeys dhe Jessie Ware. Albumi do të duhej të lansohet vitin e ardhshëm, por ende nuk është bërë e ditur se a do të mbaj titullin e viteve të saj, sikur dy albume të mëparshme ("19" dhe"21").
Hugh Hefner feston ditëlindjen e 87-të
10.04.2013 08:37 postuar nga: Mina
Themeluesi i revistës "Playboy", legjendari Hugh Hefner ka festuar ditëlindjën e 87-të. Hefner ka organizuar një ndejë interesante, në të cilën së bashku me bashkëshortën e tij, 26 vjeçe Crystal dhe miqët të tjerë e ka shikuar filmin e tij të preferuar, "Casablanca". "Kemi festuar ditëlindjën time me miqët tanë dhe kemi parë filmin Casablanca. Këto janë ditët e lumtura për mua” ka shkruar ai në Twitter. Çiftit i janë bashkangjitur edhe 50 mysfairë të tjerë.
Snoop Lion: Gay njerëz nuk e kanë vendin në Hip Hop
09.04.2013 15:06 postuar nga: Mina
 Snoop Dogg kohë më parë kishte përkrahur gay martesat, por si duke tai mendon se bota nuk është e gatshme për gay rapp këngëtaret. I pyetur se a mendon që deklarimi i Frank Ocean për orientimin e tij seksual do të ndikoj që edhe artistët të tjerë të muzikës hip hop ta pranojnë orientimin e tyre, ai ka thënë: "Frank është këngëtar, dhe kjo gjë është e pranueshme në botën e tyre, por në botën e Rap muzikës nuk mendoj se është sepse rap muzika është shumë mashkullore”, tha ai.
Madonna analfabete?!
09.04.2013 15:06 postuar nga: Mina
Mbretëresha e muzikës pop Madonna është kthyer nga vizita e saj në Malavi, ku ka finansuar ndërtimin e dhjetë shkollave. Gjatë vizitës së saj në Afrikë, ajo ka dashur të takohet me presidentën Joyce Bandom. Ajo përmes një letrë i ka kërkuar Bandit të takohën, por për shkak të shkrimit shumë të dobët dhe gabimeve të shumta gjuhësore, Madonna ka mbetur pa këtë takim. “Si duket, ajo do të duhej të mbaj ca ligjerata nga shkolla fillore për drejtshkrimin”, thotë një burim për Neë York Daily News.
Avril Lavigne – Here’s To Growing Up
09.04.2013 14:33 postuar nga: Ella
Singli i ri i Avril Lavigne, Here’s to Never Growing Up, është përvjedhur në internet. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja, me producent frontmenin e Boys Like Girls, Martin Johnson. Këngën mund ta shikoni këtu.
Jessie Ware - Imagine It Was Us (video)
09.04.2013 14:32 postuar nga: Ella
Hiti i vitit të kaluar në Britani, albumi debutues Devotion i këngëtares Jessie Ware do të lansohet në SHBA më 16 prill nga Interscope. Singli i cili paralajmëron këtë album është Imagine It Was Us, ndërsa video-klipin mund ta shikoni më poshtë. Regjisore e klipit është Kate Moross. më shumë...
‘The White Stripes’ lansojnë Live albumin 'Nine Miles From The White City'
09.04.2013 13:01 postuar nga: DiTa
 The White Stripes kanë publikuar të gjitha detajet rreth lansimit të albumit të tyre më të ri Live, të cilin do ta emërtojnë 'Nine Miles From The White City'. Edhe pse vetëm data e saktë e lansimit të albumit ende nuk është caktuar, me këtë album, do të shënohet 10 vjetori, kur lansuan albumin e tyre të emërtuar 'Elephant' në vitin 2003. Albumi do të përmbaj gjithësej 26 këngë, prej tyre do të ketë edhe këngë të reja, mirëpo edhe këngë të vjetra të ripërpunuara dhe të papërpunuara. Në vijim mund të shihni listën e këngëve të cilat do të publikohen në albumin më të ri të The White Stripes, të cilin e kanë emërtuar ‘Nine Miles From the White City’ si dhe mund të dëgjoni edhe këngën më të re të titulluar 'I Want to Be the Boy To Warm Your Mother's Heart', këngë kjo, me të cilën do të paralajmërojnë albumin më të ri: 'When I Hear My Name' 'Dead Leaves and the Dirty Ground' 'Love Sick' (Bob Dylan cover) 'Hotel Yorba' 'Aluminum' 'Cool Drink of Water Blues' (Tommy Johnson cover) 'The Hardest Button To Button' 'I Want to Be The Boy To Warm Your Mother's Heart' 'Stones in My Passway' (Robert Johnson cover) 'Stop Breakin' Down' (Robert Johnson cover) 'Do' më shumë...
Wesley Snipes lirohet nga burgu pas 3 vitesh
09.04.2013 13:00 postuar nga: DiTa
Aktori Wesley Snipes të cilin e njohim më së miri nga filmi "Blade Trilogy’, është liruar nga burgu në SHBA, pas shërbimit 3 vjetor në burg. Aktori është dënuar për evazion fiscal apo për shkak se i ka ikur pagesave për tatim shtetit. Aktori Snipes ka shërbyer një mandat 3-vjeçar në burgun Institucional Korrektues, Federal McKean në Lewis Run të Pennsylvania-s. Aktori kishte hyrë në burg në dhjetor 2010, ndërsa siq njoftojnë mediat Amerikane ai u lirua nga burgu më datën 2 Prill javën e kaluar, mirëpo aktori do të vuaj edhe një tjetër pjesë të dënimit në shtëpi deri më datën 19 Korrik. më shumë...
|
|