Dido me lansim akustik
20.03.2013 18:22 postuar nga: Ella
Më 4 mars, Dido ka lansuar studio-albumin e saj të katërt, Girl Who Got Away, i cili vitin e kaluar është paralajmëruar me singlin Let Us Move On (feat. Kendrick Lemar), derisa singli aktual për këngëtaren, No Freedom, është lansuar në janar. E tani, nga albumi i parë, të cilin e ka prezantuar pas Safe Trip Home nga vitit 2008, këngëtarja prezanton edhe videon, ku performon versionin akustik të këngës kryesore, e cila mund të jetë kandidate për single të ardhshëm – Dido dhe Rollo Armstrong (vëllai i saj). Girl Who ot Away, në aranzhmanin minimal me dy kitara akustike, mund ta dëgjoni këtu.
Justin Timberlake – Mirrors
20.03.2013 18:20 postuar nga: Ella
Në kuadër të emisionit televiziv, iHeart Radio Album Release Party with Justin Timberlake, udhëhequr nga Ryan Seacrest, Justin Timberlake ka prezantuar edhe video-klipin e ri, të dytin me radhë, nga lansimi i tij rikthyes, albumi 20/20 Experience. Regjinë e videos 8-mituëshe, dedikuar William-it dhe Sadie-t, gjyshes dhe gjyshit të këngëtarit dhe asktorit, e ka bërë Floria Sigismondi, e njohur për punën e saj me: Katy Perry, Pink, Marilyn Manson, David Bowie, Christina Aguilera, Ellie Goulding e shumë të tjerë. Video-klipin e këngës Mirrors mund ta shikoni më poshtë. Ndryshe, nga albumi i lartpërmendur 20/20 Experience, janë prezantuar edhe dy këngë në internet – Body Count dhe Dress On. më shumë...
James Cameron shkruan vazhdimin e Avatarit
20.03.2013 09:01 postuar nga: Mina
Edhe pse nuk është ndonjë risi e madhe se James Cameron po përgatit vazhdimin e dytë dhe të tretë të filmi mega të popullarizuar "Avatar", në kohët e fundit po thuhet se kjo punë si duket është harruar. Por, Cameron është duke punuar intenzivisht në skenarin e dy vazhdimeve të "Avatarit". Pasi kjo punë kërkon qetësi, regjisori është larguar në farmën e tij në Zelandën e Re dhe atjë është duke shkruar skenarin. Cameron nuk ka dashur të spekuloj rreth datave të mundshme të përfundimit të skenarit por ka thënë se puna është duke ecur mirë. Ju rikujtojmë se pjesa e parë e Avatarit kishte fituar 2,7 miliard dollarë dhe konsiderohet të jetë filmi më i shtrenjtë në histori.
Publikohet albumi i dytë i "Dr. House"
20.03.2013 09:01 postuar nga: Mina
Hugh Laurie, më 6 maj do të lansoj albumin e tij të dytë me titullin 6 "Didn't It Rain". I famshmi Dr. House, poashtu ka paralajmëruar edhe turneun britanike me qëllim të promovimit të albumit të ri. "Didn't It Rain" është inqizuar në muajin janar në Los Angeles, me producentin Joe Henry. Gjatë inqizimit të albumit, Laurie ka pasur bashkëpunime edhe me bendin Copper Bottom Band dhe ka përfshirë vokalet e Gaby Moreno, Jean McClain si dhe Taj Mahal. Gjatë turnout, ai do të performoj në Londër, Oxford, Brighton, Birmingham, Manchester, Edinburgh dhe Gateshead.
Black Rebel Motorcycle Club – albumi i ri
19.03.2013 14:42 postuar nga: Ella
Black Rebel Motorcycle Club, këtë vit, do të kthehen në skenë me albumin e ri – lansimi nën titullin Specter At The Feast, është prezantuar dje, 18 mars, dhe do të pasojë Beat The Devil’s Tattoo lansuar në vitin 2010. Albumin e plotë, mund ta dëgjoni në ueb-faqen zyrtare të bendit.
Vampire Weekend prezantojnë dy këngë të reja live
19.03.2013 14:39 postuar nga: Ella
Si shumë kolegë, edhe bendi njujorkez, Vampire Weekend, këtë vikend kanë performuar në Texas, ku është mbajtur festivali muzikor dhe medial SXSW. Gjatë performimit, ata kanë prezantuar edhe dy këng të reja, të cilat do të përfshihen në albumin e tretë të bendit Modern Vampires of the City, i cili pritet të lansohet më 6 maj. Ndërkohë, është prezantuar edhe single i projektit të Major Lazer, Jessica, ku mysafir është bendi – pritet të lansohet në albumin Free The Universe më 15 prill. Përkrah Vampire Weekend, në këtë lansim mysafirë janë edhe: Santigold, Haim, Peaches, Wyclef Jean dhe MS Dynamite. më shumë...
Eva Mendes: Jam mërzitur nga fakti i të qenurit sex simbol!
18.03.2013 14:52 postuar nga: Mina
 Njëra nga gratë më të bukura në botë, aktorja Eva Mendes është ankuar që është mërzitur nga fakti i të qenurit sex simbol. Eva pohon se aspak nuk brengoset për pamjen e saj, dhe ka përmendur disa nga evente në të cilat është paraqitur pa i dhënë shumë rëndësi pamjes së jashtme. "Bukuria mund të jetë monotone, në veçanti kur e keni partnerin i cili gjatë gjithë kohës preokupohet rreth pamjes së vet. Njoj shumë aktorë të tillë, por unë mendoj se meshkujt e vërtet nuk brengosën për këtë gjë”, ka thënë Eva. Ajo poashtu ka shtuar se më shumë i pëlqen kur njerëz e çmojnë për karakterin dhe sjelljet e saja, se sa për pamjen e jashtme.
Michelle serish në ballinën e revistës Vogues
18.03.2013 14:47 postuar nga: Mina
 Barack Obama tashmë ka thënë që ka shumë të përbashkëta me Jay-Z (pasi që të dy kanë bashkëshorte dhe vajza më të popullarizuara se ata vetë). Tani në prill, në numrin e ri të “Vogue”, ai krahason gruan e tij, dhe yllin e ballinës së revistës, Michelle me Beyonce. Sepse ajo është e lumtur që puna e tij kërkon që ai të vishte më shumë kostume dhe të largojë pantallona ngjyrë kaki, që i ka qysh 20 vjeç. “Michelle është si Beyonce në atë këngën ‘Upgrade U’” bën shaka Obama. Presidenti Obama nuk është i vetmi, stili i të cilit ka ndryshuar qysh se është bërë njeriu i parë i Shteteve të Bashkuara, edhe modeli i flokëve i Michelle është ndryshe nga paraqitja e saj e parë në ballinën e revistës Vogue në vitin 2009. Por, filozofia e saj mbetet e njëjtë: “Unë gjithmonë them që femrat duhet të veshin çfarëdo që i bën të ndihen mirë për veten”, tha ajo. “Kjo është çka bëj unë gjithmonë”. Dhe me ballinën e dytë të Vogue në xhepin e saj, duket që kjo ka efekt për të!
Justin Timberlake performon live
18.03.2013 14:21 postuar nga: Ella
Gjithë javën e kaluar, në emisionin e popullarizuar Late Night with Jimmy Fallon, ka qenë vetëm një mysafir – Justin Timberlake. Gjatë performimit, ai kryesisht ka promovuar albumin e tij të ri, 20/20 Experience. Ai ka prezantuar edhe një kolazh dhjetë-minutësh të hiteve të tij më të mëdha nga karriera e tij – Like I Love You, My Love apo Cry Me a River. Janë prezantuar edhe pjesë të këngëve: Bandz a Make Her Dance (Juicy J) dhe Paris (The Throne – Kanye West). Sigurisht, Timberlake thjesht nuk ka mundur ta humbasë mundësinë që ai dhe udhëheqësi Jimmy Fallon të prezantojnë edhe History of Rap, part 4 (It's Tricky -Run DMC, Scenario - A Tribe Called Quest, Hypnotize - Notorious B.I.G. apo Ridin – Chamillionaire). History of Rap mund ta shikoni këtu. më shumë...
Beyonce – Bow Down/I Been On
18.03.2013 14:13 postuar nga: Ella
Beyonce, në faqen e saj në Tumblr, ka prezantuar këngën e re, singlin e parë nga studio-albumi i pestë. Albumin e fundit 4 e ka lansuar para dy vjetëve, ndërsa tani fansave ua ‘gudulis imagjinatën’ me këngën Bow Down/I Been On, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.
|
|