< Prev 1 2 323 24 25196 197 198 Next >

Justin Timberlake performon live

18.03.2013 14:21 postuar nga: Ella

http://www.usmagazine.com/uploads/assets/article_photos/justin-timberlake-fallon-rap_1.jpgGjithë javën e kaluar, në emisionin e popullarizuar Late Night with Jimmy Fallon, ka qenë vetëm një mysafir – Justin Timberlake. Gjatë performimit, ai kryesisht ka promovuar albumin e tij të ri, 20/20 Experience. Ai ka prezantuar edhe një kolazh dhjetë-minutësh të hiteve të tij më të mëdha nga karriera e tij – Like I Love You, My Love apo Cry Me a River. Janë prezantuar edhe pjesë të këngëve: Bandz a Make Her Dance (Juicy J) dhe Paris (The Throne – Kanye West). Sigurisht, Timberlake thjesht nuk ka mundur ta humbasë mundësinë që ai dhe udhëheqësi Jimmy Fallon të prezantojnë edhe History of Rap, part 4 (It's Tricky -Run DMC,  Scenario - A Tribe Called Quest, Hypnotize - Notorious B.I.G. apo Ridin – Chamillionaire). History of Rap mund ta shikoni këtu

më shumë...



Beyonce – Bow Down/I Been On

18.03.2013 14:13 postuar nga: Ella

http://oystermag.com/sites/default/files/imagecache/article-image-650x580/images/Screen%20Shot%202013-03-18%20at%2012.19.56%20PM.pngBeyonce, në faqen e saj në Tumblr, ka prezantuar këngën e re, singlin e parë nga studio-albumi i pestë.
Albumin e fundit 4 e ka lansuar para dy vjetëve, ndërsa tani fansave ua ‘gudulis imagjinatën’ me këngën Bow Down/I Been On, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.





  



George Clooney sërish vet

15.03.2013 14:25 postuar nga: Mina

Aktori i famshëm George Clooney sërish është single. Pas lidhjes dy vjeçare, Clooney dhe Stacy Kiebler kanë ndërprerë lidhjen e tyre. Duke pasur parasysh se Stacy ka dashur burrë dhe familje, kurse Clooney nuk ka qenë i gatshëm për atë hap, ata kanë vendosur ti jepin fund lidhjes së tyre. Aktori, siç thuhet, është munduar të kujdeset për Stacy, dhe kështu i ka lënë asaj banesën dhe stolitë të cilat ia kishte dhuruar gjatë kohës kur ishin bashkë, shkruan The Sun.



Lil Wayne sërish në spital

15.03.2013 14:24 postuar nga: Mina

Reperi i njohur Lil Wayne për herë të tretë është hospitalizuar pasi që ka pësuar një sulm për të cilin ende nuk është bërë e ditur si ka ndodhur. Lil Wayne (30 vjeç) është transferuar urgjentisht në spital, pasi që është rrëzuar gjatë xhirimit të video klipit në Los Angeles. Reperit i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lëshuar në shtëpi për mjekim të mëtutjeshëm. Gjatë muajit tetor, Lil Wayne ka qenë dy herë në spital.  Reperi ende nuk ka dhënë komente lidhur me këto situate alarmante shëndëtësore.  



Jessica Alba shkëlqen në promovimin e librit autobiografik

14.03.2013 18:19 postuar nga: DiTa

Aktorja Jessica Alba ka shkëlyqer edhe në paralajmërimin se do të promovoj librin e saj autobiografik me emrin “The Honest Life”, mirëpo edhe në ditën e promovimit të këtij libri.
Kritikët e modës e kanë cilësuar si një ndër aktoret me stilin më të mirë dhe me shumë shije, fotografi këto të cilat mund të i shihni më posht lajmit.
Aktorja Alba dje ka promovuar librin “The Honest Life” në Florida, ku edhe ka dhënë nënshkrime për shumë fansa të saj, të cilët kishin krijuar radhë të gjata për të pritur një nënshkrim nga aktorja.
Bukuroshja 31 vjeçare e cila njihet edhe si modele Amerikane dhe nënë e dy vajzave me emrin Honor dhe Haven, është dukur mjaft në formë në dy netët, atë të paralajmërimit të librit si dhe në ditën e promovimit të librit. FOTO

më shumë...



Black Sabbath njoftojnë datën e lansimit të albumit më të ri

14.03.2013 18:16 postuar nga: DiTa

Rock legjendat Black Sabbath kanë konfirmuar rikthimin e tyre në skenën muzikore, më saktësisht lansimin e albumit më të ri.
Albumin më të ri e kanë emërtuar me numrin ‘13’, ndërsa data e sakt e lansimit të tij, do të jetë data 10 Qershor 2013.
Black Sabbath do të rikthehen në skenën muzikore pas 35 vitesh, me albumin e lartëpërmendur.
Legjendat e Birmingham-it, albumin më të ri e kanë inçizuar në Los Angeles me producentin Rick Rubin, me pjestarët origjinal të bendit Ozzy Osbourne, Tony Iommi dhe Geezer Butler.
Në vijim mund të shihni një video të disa xhirimeve që janë bërë gjatë inçizimit të albumit ‘13’, e cila u publikua dje në YouTube me emrin ‘In Studio With Black Sabbath’:

më shumë...



Al Pacino ka të dashurë 40 vjet më të vogël

14.03.2013 15:54 postuar nga: Mina

Al Pacino është sigurisht një burrë në formë, pavarësisht 72 vjetëve që mban mbi shpatulla. E ndoshta për këtë arsye ka treguar me krenari të dashurën  e tij të re Lucila Sola, në premierën e "Phil Spector" në New York. Ylli i kinemasë është dukur entuziast, teksa ka bërë shaka në tapetin e kuq me bukuroshen që është 40 vjet më e re.



Kate Moss shkakton kaos trafiku

14.03.2013 15:53 postuar nga: Mina

Kate Moss pozon vetëm me të mbathura dhe taka në një poster gjigant, duke shkaktuar kaos në trafikun e New York. Billbordi mbi një ndërtesë, ku modelja shfaqet praktikisht 'topless', është vendosur për të promovuar firmën e këpucëve Stuart Weizman. Mirëpo është shndërruar në një problem për trafikun, pasi shoferët shpesh ngrenë kokën për të shijuar figurën e mbretëreshës së pasarelave. Mbetet të shihet nëse ky poster do të vazhdojë të qëndrojë gjatë, apo do të jetë e detyrueshme të hiqet.

 



Radiohead – Harmonics Loop

13.03.2013 17:57 postuar nga: Ella

http://cdn.stereogum.com/files/2013/03/thom-yorke-bbc-radio-1.jpgEdhe pse duket këto ditë që Thom Yorke është më tepër i okupuar me bendin e tij të dytë Atoms for Peace, frontmeni i Radiohead, padyshim nuk neglizhon bendin e tij amë – me ndihmën e kolegut nga Atoms for Peace, Nigel Godrich, në serinë Essential Mix (BBC Radio 1), ka prezantuar këngën e Radiohead deri më tani të panjohur, Harmonics Loop. Gjatë performancës, York ka prezantuar edhe dy solo-këngë ende të palansuara, si dhe disa remikse të reja të Atoms for Peace. 

më shumë...



Deadmau5 & Imogen Heap – Telemiscommunications

13.03.2013 17:55 postuar nga: Ella

http://www.imogenheap.com/site/wp-content/uploads/2012/11/preview.jpg

Producenti i njohur, Deadmau5, dhe këngëtarja e dikurshme e bendit Frou Frou, Imogen Heap, kanë lansuar EP-në e përbashkët nën titullin Telemiscommunications, e cila përbëhet nga pesë remikse të këngës kryesore. Në vazhdim mund të shihni edhe listën e këngëve nga EP-ja e re: 
1. "Telemiscommunications"
2. "Telemiscommunications (Crookers Remix)"
3. "Telemiscommunications (Copy Paste Soul Remix)"
4. "Telemiscommunications (John Roman Remix)"
5. "Telemiscommunications (Kölsch Remix)".

 
më shumë...



< Prev 1 2 323 24 25196 197 198 Next >