George W. Bush bëhet gjysh
16.04.2013 15:30 postuar nga: Mina
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, përjetoi të hënën një prej ditëve më emocionuese të jetës, pasi vajza e tij e dytë e bëri për herë të parë gjysh. Jenna Bush Hager lindi një vajzë të shëndetshme në fundjavë, në një maternitet në New Yorkut dhe fotografitë e Bush e ish-Zonjës së Parë, Laura, tregonin qartë për gëzimin e tyre të lexueshëm që në portret. Imazhet intime familjare tregonin të hënën pamjen e zotit Bush, duke përkëdhelur mbesën e duke diskutuar me dhëndrin e tij, ndërsa Laura qëndronte së bashku me foshnjen e quajtur Margaret dhe të bijën e saj, Jenna.
Christina Aguilera blen vilë të re
16.04.2013 15:28 postuar nga: Mina
Christina Aguilera ka bërë blerjen e saj të fundit, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo nuk ka shpenzuar pak por 10 milionë dollarë duke blerë kështu një vilë luksoze në Los Angeles. Vila e re e këngëtares 32 vjeçare është 11 mijë metra katrorë dhe përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi, një librari, pishina dhe shumë dhoma të tjera luksoze. Pranë shtëpisë së saj jeton edhe aktori Charlie Shean, i cili njihet për festat e zhurmshme që organizon në vilën e tij deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, duke qenë shumë pranë tij, nuk i dihet nëse kjo do të shndërrohet në një problem për Christinën duke marrë parasysh dhe faktin që ka edhe fëmijë.
Singlat e rinj këtë javë
16.04.2013 15:00 postuar nga: Ella
 Në vijim mund të shihni listën singlave të rinj për këtë javë në Britani. Amelia Lily - 'Party Over' Flume - 'Holdin On' Nelly - 'Hey Porsche' Outer Limits Recordings - 'Sugar Pie' Phoenix - 'Entertainment' Rudimental - 'Waiting All Night'.
Albumet e reja këtë javë
16.04.2013 14:59 postuar nga: Ella
 Në vijim mund të shihni listën e albumeve të reja për këtë javë në Britani. Alessi's Ark - 'The Still Life' Fyfe - 'Solace EP' Iron & Wine - 'Ghost On Ghost' Javelin - 'Hi Beams' Major Lazer - 'Free The Universe' Meat Puppets - 'Rat Farm' No Joy - 'Wait to Pleasure' The Oh Sees - 'Floating Coffin' Solar Bears - 'Superemigration' Sulk - 'Graceless Perfect' Uncle Acid & The Deadbeats - 'Mind Control' Yeah Yeah Yeahs - 'Mosquito'.
Lana Del Rey – kënga e re për ‘Great Gatsby’
15.04.2013 15:14 postuar nga: Ella
Lana Del Rey ka incizuar këngën Young and Beautiful si single kryesor për kolonën zanore The Great Gatsby. Për muzikën është përkujdesur Jay-Z, ku janë përfshirë edhe këngë të performuara nga: Beyone, Florence + The Machine dhe Andre 3000. The Great Gatsby, ku luajnë Leonardo Di Caprio dhe Carey Mulligan, do të shfaqet në kinematë amerikane duke filluar nga 10 maji. Kolona zanore do të plasohet në treg më 6 maj.
Empire Of The Sun – Alive
15.04.2013 15:12 postuar nga: Ella
 Dyshja e njohur, Empire Of The Sun, ka debutuar këngën e re Alive, shkëputur nga albumi i tyre i katërt me radhë Ice On The Dune, që pritet të lansohet në treg më 17 qershor. Bendi së fundi ka lansuar një ‘trejler’ për projektin e ri Discovery. Empire Of The Sun kanë konfirmuar fillimin e turneut nga maji 2013. Në vijim – lista e këngëve të albumit të ri Ice On The Dune: - 'Lux'
- 'DNA'
- 'Alive'
- 'Concert Pitch'
- 'Ice On The Dune'
- 'Awakening'
- 'I'll Be Around'
- 'Old Flavours'
- 'Celebrate'
- 'Surround Sound'
- 'Disarm'
- 'Keep A Watch'.
më shumë...
Frank Ocean jep premierën e këngës 'Lost' - Video
15.04.2013 10:53 postuar nga: DiTa
Njëri ndër këngëtarët më të kërkuar të momentit, Frank Ocean ka publikuar video-klipin e hitit të këngës së tij më të fundit ‘Lost’. Video klipi tregon këngëtarin Ocean duke udhëtuar nëpër Botë si në Dubai, Paris, dheTokio, video të cilën mund ta shihni edhe më posht lajmit. Kënga ‘Lost’, ndodhet në albumin e tij të fundit, i cili u lansua në vitin 2012 me emrin 'Channel Orange'. Në vijim mund të shihni video-klipin më të ri të këngës ‘Lost’, si dhe mund të shihni edhe tekstin e plotë të këngës: më shumë...
Lista e fituesve të mbrëmshëm ‘MTV Movie Awards 2013’
15.04.2013 10:37 postuar nga: DiTa
 Mbrëmë në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve ‘MTV Movie Awards 2013’. Një nga fituesit më të mëdhenjë të natës së djeshme, ishte filmi ‘The Avengers’, i cili mori çmimin për Filmin e Vitit apo çmimet ‘Movie of the Year’, ‘Best Fight’ dhe ‘Best Villain për Tom Hiddleston’ Fituesit tjerë ishin edhe aktorët Emma Watson e cila fitoi Çmimin Special, ‘MTV Trailblazer’, aktori Jamie Foxx mori në shtëpi çmimin ‘MTV Generation’, dhe aktori Will Ferrell u shpërblye me Çmimin ‘Komiku Gjenial’. Në vijim mund të gjeni listën e plotë të fituesve të mbrëmshëm në ndarjen e çmimeve ‘MTV Movie Awards 2013’: më shumë...
VIDEO: Hapat e ri të Psy të cilët do të çmendin botën
15.04.2013 08:30 postuar nga: Mina
Pasi që, dy ditë më parë ka lansuar hitin pasues të këngës"Gangnam Style", Psy botës i ka treguar si duket klipi dhe me atë do të mundohet të arrijë të njejtin sukses që kishte me hitin e mëparshëm. Kënga e re sjell ritëm argëtues dhe një klip të pazakonshëm në të cilin Psy sërish prezanton hapat e ri të cilët janë traditë e vendit të tij. Singlë "Gentleman" i këtij këngëtari jug-korean, vetëm për një ditë është shikuar më shumë se 22 milion herë. më shumë...
Vajza e Michael Jackson, zbulon pse kanë mbajtur maska
15.04.2013 08:29 postuar nga: Mina
Vajza e pop ikones Michael Jackson, Paris, 15 vjeçe, ka folur për jetën e saj dhe fëmijërinë e kaluar me babain e saj. Paris thotë se Michael ka qenë një baba i mrekullueshëm të cilin të gjithë e kanë dashur. Ajo sot jeton me vëllezërit e saj Prince dhe Blanket në Los Angeles, kurse për ta kujdeset gjyshja e tyre Katherine. “Ai ka biseduar me neve dhe na ka edikuar shumë mirë. Ka pasur rolin e babait dhe mikut tonë. Kemi qenë të mbrojtur nga ai”, thotë Paris e cila më tutje ka zbuluar edhe arsyejën e mbajtjes së maskave. “Ai nuk ka dashur që opinioni të sheh si dukemi ne. Ka dashur që të kemi atë që ai nuk ka pasur, fëmijërinë normale”, ka shtuar ajo. Harxhimet e saja dhe vëllëzërve të saj i mbulon fondacioni Michael Jackson, dhe aty janë të përfshirë edhe sigurimi personal, dy kujdestare, kuzhineri, shërbëtorët dhe e gjitha kjo kushton hiq më pak se 26 mijë dollarë në muaj.
|
|