< Prev 1 2 320 21 22532 533 534 Next >

Rihanna rikthehet me video projektin e ri 'Kiss It Better' - Video

01.04.2016 12:57:56 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Rihanna e cila më datën 30.03.16, lansoi dy audio premiera, të shkëputura nga studio albumi i saj i tetë me radhë, të cilin e ka emërtuar ‘ANTI’, një ditë më vonë, njërën nga këto këngë e ka përcjellur edhe me video klip.

Audio premierat të cilat i publikoi të Mërkurën, titullohen ‘Kiss it Better’ dhe ‘Needed Me’.

Mirëpo, dje (31.03.16) Rihanna këngën ‘Kiss It Better’, e ka përcjellur edhe me një video të nxehtë, të cilën mund ta shihni më posht lajmit.
RiRi së fundi është në turneun e saj botërorë në Amerikën veriore, duke promovuar studio albumin e saj më të ri.

më shumë...



Ariana Grande me të brendshme në klipin 'Dangerous Woman' - Video

01.04.2016 12:54:42 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Ariana Grande ka lansuar video projektin e saj më të ri muzikorë, për këngën e re 'Dangerous Woman'.

Grande në këtë video klip, tregon format e trupit të saj, pasi që aty ajo shihet vetëm me ndrresa të brendshme.
Kënga në fjalë është shkëputur nga albumi më i ri i këngëtarës Grande, të cilin e ka emërtuar me të njejtin emër sikurse të këngës 'Dangerous Woman'.
Albumi në fjalë në treg zyrtarisht pritet që të dal më datën 20 Maj 2016.
Më posht lajmit ju sjellim video premierën e këngës më të re nga Ariana Grande 'Dangerous Woman':

më shumë...



Pet Shop Boy publikojnë online albumin e ri ‘Super’ - Dëgjojeni

01.04.2016 12:53:01 postuar nga: DiTa

Dueti britanez Pet Shop Boys, kanë publikuar edhe online, tërë albumin e tyre më të ri, të cilin e kanë emërtuar ‘Super’.

Albumi në fjalë është i 13 me radhë i incizuar në studio dhe përmban 12 këngë të reja.
Në qoftë se keni llogari në kanalin muzikorë ‘Spotify’, atëherë mund të dëgjoni edhe të gjitha këngët e reja të albumit në fjalë, e nëse nuk keni llogari të hapur në ‘Spotify’, atëherë ju preferojmë të regjistroheni, pasi që është gratis.
Dëgjojeni albumin më të ri nga Pet Shop Boys ‘Super’:

më shumë...



Jason Derulo publikon singlin e ri ‘If It Ain't Love' - Audio

01.04.2016 12:50:26 postuar nga: DiTa

Këngëtari Jason Derulo ka bërë atë që ai di më së miri të bëj.
Ai ka lansuar audio projektin më të ri muzikorë, të cilin e ka emërtuar ‘If It Ain't Love' dhe lirisht mund të themi se do të jetë një hit verorë.

Këngëtari Amerikan Derulo, për herë të parë e lansoi premierën e singlit 'If It Ain't Love' LIVE në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘iHeart Radio Music Awards’, në vikendin që lamë pas, mirëpo tani e kemi edhe versionin e incizuar në studio, të cilin mund ta dëgjoni më posht lajmit:

më shumë...



Emily Blunt flet për filmin ‘The Huntsman: Winter’s War’

31.03.2016 15:14:25 postuar nga: Teuta

Motrat dyluftuese Ravenna dhe Freya, në filmin ‘The Huntsman: Winter’s War’, sjellin një bashkë-dyzim të përrallave ‘Borëbardha dhe Gjuetari’. Aktorja Emily Blunt, luan rolin e njërës motër Freya, ndërsa aktorja Charlize Theron rolin e motrës tjetër Ravenna.

Gjatë konferencës për shtyp lidhur me filmin, Blunt ka theksuar se aktorja Charlize Theron, gjatë realizimit të filmit arrin të hedhë shikime aq të mprehta, sa do të mund të shponin edhe xhamin.

Ajo është vërtetë e fuqishme dhe e pandalshme. Në një moment është duke luajtur një karakter të tmerrshëm dhe sa të përfundon kthehet në thjeshtësi. Kur ajo i ngulitë sytë, është vërtetë diçka e mahnitshme. 

më shumë...



Filmi ‘Trainspotting 2’ fillon të xhirimet në Maj 2016

31.03.2016 15:12:22 postuar nga: Teuta

Ewan McGregor, që luajti rolin e Mark Renton në pjesën e parë të këtij filmi, ka konfirmuar se së shpejti do të fillojnë xhirimet për vazhdimësinë e filmit të shumëpritur dhe ai sërish do të jetë në rolin e tij të mëhershëm, Mark Renton.  

Ai në intervistë për ‘Collider’, ka cekur se skenari është shumë, shumë, shumë i mirë dhe se xhirimet do të fillojnë në fund të muajit Maj 2016.

Gjatë intervistës McGregor ceki se të gjithë në ekipin e filmit nuk do të pranonin që vazhdimësia e tij të jetë më pak interesante sesa ai paraprak, prandaj në një farë forme kanë shërbyer si mbrojtës të Trainspotting. 

më shumë...



Steven Spielberg lavdëron bashkëpunëtorin Tom Hanks

31.03.2016 15:10:20 postuar nga: Teuta

Regjisori i mirënjohur për sukseset më të mëdha në historinë e filmit, Steven Spielberg, në intervistë me ‘Loaded’, për filmin e realizuar në bashkëpunim me aktorin Hanks ‘Bridge of Spies’, ka dhënë shumë lëvdata për aktorin dhe regjisorin Tom Hanks.

Këta të dy njihen qëmoti dhe bashkë kanë realizuar disa filma të suksesshëm si: 'The Money Pit’, ‘Saving Private Ryan’, ‘Catch Me If You Can’ dhe ‘Bridge of Spies’.

Ai beson se çelësi i suksesit të Tom si aktor, qëndron në faktin se ai ‘nuk aktron’. 

më shumë...



Jessica Chastain realizon ëndrrën e saj

31.03.2016 15:07:37 postuar nga: Teuta

Filmi  'The Huntsman: Winter's War' ku Jessica Chastain, ka rolin e luftëtares Sara, ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

Ky film,  i frymëzuar nga karakteret e përrallave të Vëllezërve Grimm ’Borëbardha’, që përcjellë ëndrrat e shumë fëmijëve në mbarë botën, nuk ishte përjashtim as për aktoren e cila me të lexuar skenarin për rolin, e dinte se ajo duhet ta fitojë atë.

Chastain, në intervistën e saj dhënë revistës ‘PORTER’, ka diskutuar rreth rolit të saj krahas Charlize Theron që luan mbretëreshën e së keqes Ravenna, ku është shprehur ‘Ishte ëndërr e fëmijërisë time të luaj në film si ky, dhe unë jam adhuruese e madhe e aktores Theron’, ka thënë ajo.

më shumë...



Louis Walsh rikthehet si gjyqtar në ‘X Factor’

31.03.2016 15:05:17 postuar nga: Teuta

Luis Walsh, i njohur si gjyqtar në spektaklin ‘X Factor’, i cili vitin e kaluar nuk ishte në panel, është në biseda për t’u rikthyer në edicionin e sivjetshëm të spektaklit TV ‘X Factor’, raporton gazeta ‘The Sun’.

Louis ishte i pranishëm në 11 shfaqje me radhë, që nga viti 2004 deri 2014.

Vitin e kaluar ky program pësoi rënie të shikuesve, dhe Simon Cowel producent ekzekutiv i spektaklit, mendon se panelistët ishin shumë të rinj në moshë, prandaj e humbën vëmendjen e shikuesve.

më shumë...



Adele zbulon cili do të jetë single i tretë

31.03.2016 14:01:41 postuar nga: Mina

Këngëtarja vetë ka treguar se cili do të jetë single i radhes nga albumi i suksesshëm "25" ... Në një koncert në Glasgow, Adele ka treguar se cili do të jetë single i ardhshëm, kur e pyeti audiencën për disa ide lidhur me video klipin për këngën "Send My Love (To Your New Lover) ". lajmin e kanë konfirmuar adhuruesit të cilët ishin në të njëjtin koncert. Kështu, kënga "Send My Love ..." u bë single i tretë nga albumi mega i suksesshëm. Albumi edhe një herë u renditet në vendin e parë në top listen e albumeve më të mire në Mbretërinë e Bashkuar. 

më shumë...



< Prev 1 2 320 21 22532 533 534 Next >