< Para 1 2 319 20 21565 566 567 Pas >

Alicia, Adam, Blake dhe Miley rieditojnë klasikun e Aerosmith!

24.08.16

Si tingëllon kënga klasike "Dream On" në performancën e tyre? Sezoni i ri i njëmbëdhjetë me radhë i emisionit amerikan muzikor "The Voice" fillon në shtator, dhe për ta bërë fillimin edhe më interesant , juria e përbërë nga Miley Cyrus, Alicia Keys, Adam Levine dhe Blake Shelton, kanë vendosur të na befasojnë me një ripërpunim të këngës së bendit Aerosmith. Për këtë rast ata kanë zgjedhur klasikun "Dream On". Kënga fillon me Alicia Keys në piano, dhe më vonë i bashkohen Blake, Adam dhe në fund Miley. Versioni i tyre shpërthyes është shoqëruar me ulërimet e fansave dhe me efekte speciale. Shikoje realizimin e tyre në linkun më poshtë:

më shumë...


VIDEO: Bastille lanson edhe një single

24.08.16

Pak kohë ka mbetur deri tek publikimi i albumit të ri "Wild World"! Saktësisht kanë mbetur dy javë deri te lansimi i albumit të ri nga grupi Bastille "Wild World". Para lansimit të albumit, bendi në fjalë, muajin e kaluar e publikoj singlin e dytë, "Fake It", për të cilin tani kanë xhirruar edhe një video klip. Regjisor i klipi është Crooked Cynics. Ashtu si shumica e klipeve të tyre edhe ky klip ka një mesazh të dyfishtë, dhe këtë herë theksi është tek fakti se asgjë nuk është ashtu siç duket. Ne nuk do të zbulojmë shumë detaje, sepse klipin mund ta shihni në linkun më poshtë. Albumi, I cili do të del më 9 shtator, është paralajmëruar me singlin "Good Grief". 

më shumë...


Çfarë po ndodh me bashkëpunimin mes Ariana dhe Diplo’s?

15.08.16

Ata kanë postuar një teaser të ri në Snapchat dhe nga ai duket si janë duke punuar së bashku në studio. Inçizimi të cilin e ka publikuar Diplo (37vjeç) është vetëm disa sekonda i gjatë, por ai përfundon me deklaratën Arianes (23 vjeçe) "F-k this", kur ata nuk arritën të vënë filtrat astronaut në kokë. Ariana dhe Diplo tashmë janë duke punuar në hitin e Mayor Lazer "All My Love". Deri sa ata bëjnë ndonjë publikim zyrtar, neve na mbetet vetëm të kemi durim dhe ta presim materailin e riJ

më shumë...


J Lo argëtohet në koncertin e Adele

15.08.16

 

J.Lo dhe mësuesi i saj i këndimit Stevie Mackay pak ditë më parë ishin në koncertin e Adele në Los Angeles, pas të cilit Mackay ka pushtuar botën me një video të shkurtër të postuar në të cilin të dy këndojnë së bashku me Adele këngën e saj. Një këngë që i preku thellë në zemër ishte "Rolling in the Deep" nga albumi "21", në vitin 2001. Nga shprehjet e tyre të fytyrës vërehet si ata me të vërtetë e kanë shijuar çdo moment. Ka kaq shumë emocione në një video të shkurtër - diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në koncertin e Adele! 

më shumë...


DUA LIPA TAKON STAFIN E RADIO KFOR-it

09.08.16

Këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa, vetëm disa orë para paraqitjes së saj në koncert, ka takuar stafin e Radio KFOR-it.

Me këtë rast, Lipa shprehu kënaqësinë e madhe që ndodhet në Prishtinë, dhe me padurim e pret realizimin e koncertit.

Rikujtojmë, se koncerti I Dua Lipës do të mbahet sonte në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, me fillim nga ora 19.

 

më shumë...


Robert DeNiro do të marrë çmimin për arritjen jetësore në Sarajevë

08.08.16

Aktori Robert De Niro, do të shpërblehet me çmimin e arritjes jetësore, me rastin e hapjes së Festivalit të Filmit të 22-të në Sarajevë, që do të mbahet nga data 12-20 Gusht, raporton portali Variety.

De Niro, gjithashtu do të intervistohet në skenën e festivalit të Teatrit Kombëtar lidhur me karrierën e tij nga Mike Goodridge, i cili gjithashtu do të programojë sektorin Kinescope të festivalit.

më shumë...


Bow Wow apo Shad Moss do të pensionohet nga rap muzika

08.08.16

Pas një sërë postimesh në Twitter gjatë fundjavës, reperi Bow Wow ka njoftuar përcjellësit e tij se ai do të pensionohet nga muzika rap, raporton portali EW.

Në postimet e tij ai ka shënuar: “Mbi 100 milion të shitura, 6 turne në arenë, 10 top 10, disa albume numër 4 platini, 2 albume të arta. UNË MBAROVA’. ‘Pensionimi do të thotë se ka ardhur koha për një aventurë të re, mbi 10 milion të shitura. Ky është i fundit. JU FALEMINDERIT.

më shumë...


Martha Stewart dhe Snoop Dogg sjellin risi

08.08.16

Programi javor titulluar ‘Martha & Snoop’s Dinner Party’ që do të transmetohet nga VH1 me Martha Stewart dhe Snoop Dogg si bashkë-prezantues do të shfaqë premierën në vjeshtë, raporton kështu portali Deadline.

Në këtë program do të ftohen miq personalitete nga shou-bizi në mbrëmje me koktej, gatime dhe biseda argëtuese pa ndonjë kufizim.

më shumë...


Angelina Jolie nuk do të ligjërojë në Universitetin Georgetown

08.08.16

Pavarësisht raporteve se Angelina Jolie do ligjërojë në Universitetin Georgetown, përfaqësuesja nga kolegji privat Washington DC, Rachel Pugh ka deklaruar gjatë  intervistës për revistën People se aktorja nuk do të vizitojë në cilësinë e profesoreshës në semestrin që vijon.

Jolie, kishte njoftuar në Maj se do të ligjërojë në shkollën prestigjioze ‘London School of Economics’ me temat që përfshijnë ‘femrat, paqen dhe sigurinë‘ meqë të gjitha këto janë çështje në të cilat fokusohet aktiviteti i saj nëpër botë.

më shumë...


Delta Goodrem në lidhje të re

08.08.16

Pas disa lidhjeve që nuk funksionuan për australianen Delta Goodrem, tani janë të gjitha të kaluara pasi ajo po shijon lidhjen e saj të re me lojtarin e ragbit Drew Mitchell, raporton revista Woman’s Day.

Artistja e shumë talentuar 32 vjeçare u njoh vitin kaluar me të dashurin e saj Drew 31 dhe prej aty filluan shkëmbimet e mesazheve përmes Twitter, pavarësisht se fillimisht provuan ta mbajnë si miqësi nga largësia.

më shumë...


< Para 1 2 319 20 21565 566 567 Pas >