Janet Jackson paralajmëron albumin e ri
20.05.2013 11:57 postuar nga: Ella
Për fansat e Janet Jackson, arrijnë lajme të mira – këngëtarja ka deklaruar se është duke punuar në lansimin e ri, të parin në 5 vjetët e fundit, që nga albumi i vitit 2008, Discipline. Siç ka deklaruar në intervistën dhënë për revistën Billboard, Jackson vërtet do të to të modernizojë tingullin e saj – asaj do t’i ndihmojë një armatë e vogël e emrave popullorë si: Darkchild, Stargatem Rodney Jerkins, Tricky Stewart dhe The-Dream, e nuk është çudi se në albumin e saj të ri do të merr pjesë edhe producenti i ri, Kendrick Lemar, apo edhe How To Dress Well. Intervistën e plotë mund ta shihni duke klikuar këtu. Albumi i ri, për këngëtaren do të jetë studio-lansimi i njëmbëdhjetë, ndërsa detajet rreth datës së lansimit dhe konfirmimet e mysafirëve të parë pritet shpejt.
Lista e fituesve të ‘Billboard Awards’ 2013
20.05.2013 11:45 postuar nga: DiTa
 Dje në Las Vegas, të SHBA u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards 2013’. Këngëtarët të cilët morën më së shumti çmime në këtë ceremoni të përvitshme, ishin Taylor Swift e cila mori tetë çmime nga 11 nominime në kategori të ndryshme, ndërsa Justin Bieber mori tre çmime. Duhet të përmendim se Maroon 5 dhe Fun. të cilët ishin po ashtu të nominuar në 11 kategori të ndryshme, shkuan në shtëpi vetëm me nga një çmim, ndërsa Gotye dhe Rihanna shkuan në shtëpi me nga katër çmime. Në vijim mund të shihni listën e plotë të fituesve të mbrëmshëm në ndarjen e çmimeve ‘Billboard Music Awards 2013’: më shumë...
Vedat Ademi dhe Yllka Kuqi vijnë me këngë të re - Video
20.05.2013 11:30 postuar nga: DiTa
 Këngëtari Vedat Ademi i cili së fundi u bë baba, i është rikthyer menjëherë muzikës. Ademi ka lansuar dje këngën më të re në të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren nga Gjakova, Yllka Kuqi. Kjo këngë titullohet ‘Në Zemër Të Mbaj’, ndërsa është publikuar dje në kanalin portal ‘YouTube’. Kënga ‘Në zemër të mbaj’, është e realizuar nga produksioni muzikor 'Pro…Video’, teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, ndërsa për muzikën është kujdsur Kledi Bahiti. Në vijim mund të shihni video klipin e këngëtarëve Vedat Ademi dhe Yllka Kuqi, në këngën ‘Në zemër të mbaj’: më shumë...
Skandalizohet Eurovizioni!
20.05.2013 08:59 postuar nga: Mina
Ish i dashuri i këngëtares nga Danimarka, Emmelie de Forest ka vendosur të pasurohet vrenda natës, duke shfrytëzuar emrin e ish të dashurës së tij. Bëhet fjalë se Eurosong i sivjetëm pas vetes ka krijuar një skandal, në rolin kryesor i së cilit është gjetur fituesja e sivjetme. Pikërisht në ditën e ceremonisë së 58-të të Eurosongut, ajo është gjetur në të gjithë ballina të revistave evropiane, për shkak zbulimit se posedon një klip privat me ish të dashurin e saj. Pikërisht ai, ish i dashuri saj, ka zbuluar informacionin në fjalë dhe u ka ofrura mediave xhirimin porno për 200 mijë euro. Danezja, fituesja e Eurosong, e cila qysh nga fillimi ishte favorite, nuk është prononcuar për media rreth këtij rasti.
VIDEO: Kanye West promovon klipin e ri
20.05.2013 08:57 postuar nga: Mina
Kanye West ka bërë premierën e singlit të tij më të ri. Ashtu siç ishte e pritur nga West, kënga ka qëllim, mesazhin dhe kreativitetin. Përmes rrjetit social Twitter, reperi ka thënë se video klipi do të prezantohet në 66 shtete të botës. Ndër të tjera, klipi është prezantuar në Chicago, New York, Miami, pastaj në Paris, Berlin kurse mbrëmë është promovuar edhe në Londër. më shumë...
Kitara e Beatles shitet për 408.000 dollarë
20.05.2013 08:55 postuar nga: Mina
Kitara elektrike, e cila i ka takuar bendit legjendar Beatles, është shitur në New York për 408.000 dollarë. Kitarën e ka prodhuar kompania VOX, kurse blerësi është një person anonim. Ai e ka blerë këtë kitare gjatë ankandit "Music Icons" në Hard Rock Cafe ne Manhattan.Shtëpia e ankandit më heret ka vlerësuar se kjo kitare do të shitet mes 200.000 dhe 300.000 dollarë. George Harrison e ka shfrytëzuar këtë kitare derisa ka ushtruar këngën "I Am The Walrus", përderisa Lennon për këngën "Hello, Goodbye". Që të dy këngë ishin në albumin "Magical Mystery Tour", të lansuar në vitin 1967. Pronari i ri i kitares, ka dashur të mbetët anonim. Rikujtojmë se Lennon është vrarë në New York më 1980, Harrison ka vdekur nga kaceri në mushkëri në Los Angeles në 2001, kurse Paul McCartney dhe Ringo Star janë ende në mesin tonë.
Chris Brown kërcënohet me vdekje
20.05.2013 08:54 postuar nga: Mina
 Policia në Los Angeles është duke hetuar kërcënimet me vdekje të dedikuara këngëtarit Chris Brown. Sipas TMZ, Chris ka marr kërcënime të rrënda, kurse avokati i tij ende nuk është prononcuar rreth kësaj. Është thënë vetëm se Chris ka marr një thirrje kërcënuese, por detajet konkrete nuk janë bërë të ditura. Avokati i tij, Mark Geragos këto kërcënime i ka marr me seriozitet dhe shqetësim të madh dhe menjëherë e ka njoftuar policinë në Los Angeles.
Timberlake pranon rolin e ri në filmin ‘Spinning Gold’
17.05.2013 14:18 postuar nga: DiTa
Këngëtari Justin Timberlake ka pranuar që të interpretoj rolin e themeluesit të ‘Casablanca Records’, Neil Bogart. Filmi është një biografi për themeluesin e ndjerë Amerikan, Bogart i cili ndërroi jetë në moshën 39 vjeç, ndërsa prodhimin e këtij filmi do ta bëjë produksioni ‘Sony Pictures’. Ky film do të titullohet ‘Spinning Gold’, ndërsa Timberlake e ka konfirmuar këtë rol në Festivalin e Filmit, i cili është duke u mbajtur në Kanë. më shumë...
Loreen me single të ri
17.05.2013 13:55 postuar nga: Ella
Fituesja e Evrovizionit të vitit të kaluar, suedezja Loreen, ka lansuar singlin e ri, We Got The Power. Hiti Euphoria kishte debutuar në vendin e tretë në top-listën britanike. Me këngën fituese Euphoria, ajo arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Loreen ka lansuar albumin e saj debutues, Heal, në gusht të 2012. më shumë...
Franz Ferdinand lansojnë albumin “Right Thoughts, Right Words, Right Action”
17.05.2013 13:54 postuar nga: Ella
Katër vjet pas lansimit të fundit Tonight, Franz Ferdinand do të plasojnë në treg albumin e ri Right Thoughts, Right Words, Right Action - më 17 gusht. Trejlerin për albumin mund ta shikoni më poshtë. Albumi i katërt i bendit skocez të zhanrit indie, do të përmbajë 10 këngë. Më herët ishte shfaqur edhe xhirimi i interpretimit live të këngës Evil Eye, e cila përfshihet në albumin e ri. më shumë...
|
|