< Prev 1 2 318 19 20381 382 383 Next >

VIDEO: Australia në Eurosong?!

13.02.2015 07:41:23 postuar nga: Mina

Në garën për këngën më të mirë në Eurovision, këtë vit në Vjenë do të ndodhë diçka e pazakontë. Kësaj radhe do të merr pjesë Australia. Kjo është për tu çuditur, dhe për këtë ka arsyeje. Eurovision sivjet feston 60 vjetorin e themelimit, kurse ky manifestim është jashtëzakonisht i famshëm në Australi. Për këtë arsyeje, organizatorët e garës në fjalë kanë ftuar këtë shtet të jetë pjesë e saj, në të cilën do të garojnë gjithsej 40 shtete. Australia do të merr pjesë në natën finale. Përfaqësuesi i Australisë në Eurosong, ende nuk është bërë i ditur. Shikojeni se sa i famshëm është ky manifestim në Australi në videon më poshtë: 

më shumë...



Marvel studio xhiron Spiderman-in e ri

13.02.2015 07:35:38 postuar nga: Mina

Marvel Studio ka arritur marrëveshjen me Sony Pictures Entertainment, për ta përfshirë Spiderman-in në filmat e Marvel Cinematic Universe. Por, ky rol i famshëm, do të vazhdoj të paraqitet edhe në filmat, të prodhuara nga Sony. Sipas Ali Hollywood Reporter, Spider-Man për herë të parë do të paraqitet në "Captain America: Civil war" producent i së cilës është Marvel. 

më shumë...



Angel Haze lansoi singllin e ri 'GXMES' - Audio

12.02.2015 17:43:10 postuar nga: DiTa

Reperja Angel Haze, ka lansuar edhe online singllin e saj më të ri, të cilin e ka emërtuar 'GXMES'.

Emri i vërtetë i këngëtarës Amerikane është Raeen Roes Wilson dhe këngën në fjalë e ka shkëputur nga albumi i saj më i ri, të cilin e ka emërtuar ‘Winter of Wet Years’.

Albumi në fjalë, në treg pritet që të dal më datën 23 Shkurt të këtij viti, përmes shtëpisë diskografike ‘Republic Records’.
Në vijim mund të dëgjoni këngën më të re nga Angel Haze ‘'GXMES':

më shumë...



MNEK publikon këngën e re 'The Rhythm' - Video

12.02.2015 17:40:47 postuar nga: DiTa

Uzo Emenike ose ndryshe i njohur në skenë si MNEK, ka publikuar edhe online video premierën e këngës më të re të titulluar 'The Rhythm'.
Kënga në fjalë është singlli i katërt me radhë i publikuar nga studio albumi i tij më i ri, pasi që më herët nga ky album janë lansuar edhe këngët: 'Wrote a Song About You', 'Every Little Word' dhe 'In Your Clouds'.

Këngëtari dhe njiherit autori i shumë teksteve MNEK, së fundi ka bashkëpunuar edhe me pop yllin Madonna, në albumin e saj më të ri Rebel Heart.

Në vijim mund të shihni video klipin më të ri nga këngëtari britanez MNEK 'The Rhythm':

më shumë...



Jon Stewart pas 17 vite largohet nga "Daily show"

12.02.2015 10:37:01 postuar nga: Mina

Edhe pse ky lajm është paraqitur gjatë emitimit të epizodit të djeshëm, të gjithë janë befasuar nga informacioni që Jon Stewart pas 17 vite do të lëshoj punën e tij si moderator në emisionin e famshëm "Daily Show".  Qysh në fillimin e fjalimit të tij, është kuptuar se bëhet fjalë për largimin e tij nga ky emision, i cili atë e ka bërë personin më të njohur në botë. Ai nuk ka theksuar saktësisht datën e largimit të tij, por ka thënë se kjo ndoshta mund të ndodhë në muajin shtator. 

më shumë...



Tri vite nga vdekja e Whitney Houston

12.02.2015 10:36:11 postuar nga: Mina

Dje ishte tre vjetori i vdekjes së dives Whitney Houston. Ajo, tri vite më parë, është gjetur e vdekur në toalet, në një dhomë hoteli. Këngëtarja, e cila me vite ka luftuar kundër varshmërisë, ka vdekur në vaskë, kurse organizmin e ka pasur të dobët për shkak të konsumimit shumëvjeçar të drogës. Balada e saj "I Will Always Love You" është zgjedhur për këngën dashurie më të popullarizuar sipas anketës të realizuar në SHBA.  

më shumë...



Një version interesant i Take Me To The Church nga Hozier (video)

12.02.2015 10:20:38 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/MXPnWth.jpgKa kaluar gati një vit që nga lansimi i këngës Take Me to Church.
Tani¸ kënga ka fituar një video (ripunim) me një vallëzim atraktiv.
Yll i videoklipit të ri është balerini i njohur Sergei Polunin, ndërsa për regjinë është përkujdesur fotografi i njohur David LaChapelle.
Videon e re mund ta shikoni më poshtë. 

 

më shumë...



Emile Haynie bashkëpunon me Lykke Li

12.02.2015 10:18:47 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/Q3J9XAJ.jpgProducenti Emile Haynie, ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri We Fall, ku mysafirë do të jenë shumë yje të muzikës. Deri më tani, dihet se një nga këta mysafirë është Lana Del Rey, me të cilën veçse ka punuar në albumin e saj debutues, Born To Die – kënga e tyre e përbashkët Wait For Life është plasuar në janar. Emile tani ka prezantuar edhe këngën e re nga lansimi i ri – këngën Come Find Me, kësaj radhe mysafir është Lykke Li. Haynie është i njohur si producent që qëndron pas hiteve të artistëve si Eminem dheGhostface Killah dhe këngën Runaway nga Kanye West. Albumi pritet të dalë më 24 shkurt. Në vazhdim, dëgjoni këngën Come Find Me nga Lykke Li

më shumë...



Faith No More publikojnë detaje rreth albumit të ri - Tracklist

11.02.2015 14:59:49 postuar nga: DiTa

Rock bendi nga California Faith No More, kanë publikuar detaje të reja rreth studio albumit të tyre më të ri, të cilin kanë thënë se e kanë emërtuar ‘Sol Invictus’.

Ky studio album i ri, do të jetë i pari që nga viti 1997, ndërsa në të bendi kanë përmbledhur gjithësej 10 këngë të reja, ndërsa kënga e parë e cila do të lansohet nga ky album, do të jetë kënga ‘Superhero', më datën 17 Mars të këtij viti.
Në vijim mund të shihni titujt e këngëve të cilët do të jenë pjesë e studio albumit më të ri nga Faith No More të  titulluar ‘Sol Invictus’ si dhe mund të dëgjoni një nga hitet e vjetra të bendit, këngën ‘Easy’:

më shumë...



Alabama Shakes paralajmërojnë albumin e ri ‘Sound & Color’ - Audio

11.02.2015 14:58:58 postuar nga: DiTa

Rock bendi Amerikan Alabama Shakes, kanë dhënë detaje të reja rreth studio albumit të tyre më të ri.
Siq kanë njoftuar ata, albumin e tyre më të ri e kanë emërtuar ‘Sound & Color’, ndërsa dalja e tij në treg pritet më datën 20 Prill të këtij viti.
‘Sound & Color’ do të jetë studio albumi i dytë me radhë nga Alabama Shakes, pasi që albumin e tyre të parë e lansuan në vitin 2012 me emrin ‘Boys & Girls’.

Nga ky album i ri, Alabama Shakes kanë publikuar këngën e re 'Don't Wanna Fight', të cilën mund ta dëgjoni më posht lajmit, si dhe mund të shihni titujt e 12 këngëve të cilët do të jenë pjesë e studio albumit më të ri:

më shumë...



< Prev 1 2 318 19 20381 382 383 Next >