Martohet Keira Knightley
01.05.2013 09:43 postuar nga: Mina
Aktorja britanike Keira Knightley gjatë këtij vikendi do të martohet në një ceremoni intime në jug të Francës. “Ky është një organizim i fshehtë. Miqët dhe familjarët e saj janë njoftuar së fundi”, thotë burimi i afërt me aktoren. Aktorja dhe i dashuri i saj, anëtari i bendit "Klaxons" kanë filluar lidhjen dashurie në vitin 2011. Ata janë fejuar në maj të vitit të kaluar dhe tani edhe jetojnë bashkë. Keira, fytyrë e parfumit Coco Mademoiselle do të ketë vellen unike të krijuar nga "Chanel".
Angelina kur ishte 16 vjeçe
01.05.2013 09:42 postuar nga: Mina
 Daily Mail ka publikuar fotografitë të bukuroshes Angelina Jolie kur ajo ishte 16 vjeçe. Buzët e trasha, sytë e bukur dhe flokët e gjata ngjyrë kafe, ishin ato të cilat e kanë bërë këtë aktore të famshme, pasi që shumë agjentët janë çmendur pas bukurisë së saj. Nëse krahasohen këto foto me ato të sotit, vërehet sa është bërë Angelina më femërore tani dhe më atraktive, por një gjë është e sigurt se ajo gjithmonë ka qenë yll. Kjo aktore sot e ka dekoruar trupin e saj me 13 tatoo-a. Angie është 37 vjeçe dhe ka gjashtë fëmijë, tre të saj biologjik dhe tre të adaptuar.
VIDEO: Emeli Sande thyen rekordin e Beatles
30.04.2013 16:21 postuar nga: Mina
Albumi debutues "Our Version Of Events" nga Emeli Sande qysh nga lansimi në muajin shkurt të vitit të kaluar, ishte i pari ndër dhjetë albume më të mira në Britani të Madhe. Me këtë sukses, këngëtarja pas 63 jave të qëndrimit ka thyer rekordin e bendit legjendar "Beatles". Albumi "Please Please Me" i bendit legjendar The Beatles deri më tash ka pasur rekordin me 62 javë të qëndrimit në këtë pozitë, të cilin e kishin arritur në vitet 1963 dhe 1964. Këtë rekord as këngëtarja e suksesshmë Adele nuk e ka mundur, kurse tani atë e ka bërë këngëtarja Emeli Sande. "Jam e habitur. Nuk kam asnjë koment. Këtë as që e kam ëndërruar. Jam shumë e lumtur për këtë sukses tejet të madh” tha me këtë rast Emeli. më shumë...
"Pain Gain" filmi më i shikuar gjatë javës së kaluar
30.04.2013 16:20 postuar nga: Mina
"Pain Gain" gjatë javës së kaluar ishte filmi më i shikuar dhe ka fituar gjithsej 20 milion dollarë, dhe me këtë sukses në pozitën e dytë e ka renditur filmin "Oblivion" me Tom Cruise në rolin kryesor. Gjatë vikendit që lamë pas, ky film ka fituar 17,4 milion dollarë. Filmi "42" ndodhet në vendin e tretë, kurse gjatë vikendit ai në SHBA dhe Kanada ka fituar 10 milion dollarë. Pozita e katërt i ka takuar filmit "The Big Wedding” me 7,5 milion dollarë kurse top pesëshin e përmbyll filmi "The Croods" me 6,6 milion dollarë të fituar.
Psy thyen rekordin Guiness
30.04.2013 16:19 postuar nga: Mina
Kënga e re nga jug-koreani Psy, "Gentleman", ka shënuar record të ri në librin Guiness falë gjithsej 38 klikime në internet brenda vetëm 24 ore. "Gentleman" është paraqitur dy javë më parë dhe ka arritur suksesin më të madh se kënga "Gangnam Style". Për vetëm katër ditë, kjo këngë është shikuar 100.000 milion herë. Kënga "Gangnam Style" deri më tash është klikuar 1,5 miliard herë. Para këngës "Gentleman", këtë record e ka pasur klipi lidhur me krime të Joseph Kony në Ugandë.
Naomi Campbell i rikujton lexuesit e Vogue se është sexy
30.04.2013 16:18 postuar nga: Mina
Modelja e bukura Naomi Campbell edhe njëherë ka treguar se çfarë do të thotë të jesh "supermodel". Britanikja me këmbë të gjata në moshën 42 vjeçe ka shkëlqyer në ballinën për numrin më të ri të revistes Vogue. Naomi ka pozuar me parukën e gjatë ngjyrë të bardhë më të cilën është dokë tejet bukur, kurse fotografitë i ka realizuar Tom Munro. Në të gjitha foto, Naomi duket sexy dhe shumë e fresket!
Miriami, një emision për Shqipërinë në TV gjerman “VOX”
29.04.2013 12:18 postuar nga: Ella
Miriam Cani ka bërë të ditur se është duke përgatitur në bashkëpunim me kanalin e njohur gjerman VOX një emision për karrierën e saj artistike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Me këtë rast, nëpërmjet këtij emisioni i cili do të zgjasë rreth një orë, këngëtarja përveçse do të flasë për jetën dhe karrierën midis dy vendeve, do t’i prezantoj telespektatorit gjerman dhe bukurinë natyrore e pjesë të historisë shqiptare duke xhiruar së bashku me trupën gjermane të VOX në disa qytete të ndryshme të vendit. Kohet e fundit, shumë artiste shqiptare si Eliza Dushku, Fadil Berisha, Rita Ora etj, po i bëjnë prezantimin më të shkëlqyer vendit tonë në syrin e publikut të huaj, jo vetëm duke treguar për prejardhjen e tyre, por dhe duke sjellë "syrin" e këtij publiku brenda kufijve tanë.
VIDEO: Avril Lavigne e re
29.04.2013 08:34 postuar nga: Mina
 Këngëtarja e njohur Avril Lavigne gjatë koncertit të mbajtur në Los Angeles, për herë të parë ka performuar këngen e saj më të re e cila do të përfshihet në albumin e saj të ri, të pestë me radhë. “Dëgjojeni këtë këngë me vëmendje. E kam shkruar këtë lidhur me gjërat se si rrjedhin kur jeni 17 vjeç”, ka thënë me këtë rast Avril dhe ka kënduar këngën të cilën e ka titulluar "17". Albumin e saj të fundit, Avril e kishte lansuar në viton 2011 me titullin "Goodbye Lullaby" . më shumë...
Michael Jordan martohet sërish
29.04.2013 08:25 postuar nga: Mina
Michael Jordan, njëri nga basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, sërish është martuar. Në Palm Beach të Florides, ai ka pritur gjithsej 2 mijë mysafirë në dasmën e tij. Ndër të ftuar ishin edhe kolegët e dikurshëm të tij me familjarët, sikur Toni Kukoch, Scottie Pippen, Ron Harper dhe Pat Ewing. Këtu ishte i pranishëm edhe regjisori Spike Lee. Gruaja e Michael Jordan, 50 vjeç, është Yvette Prieto. Ajo ka punuar si modele. Çifti është që pesë vite në lidhje dashurie. Shtatë vite më parë, Jordan është divorcuar nga gruaja e tij e parë Juanita, me të cilën ishte në martesë gjithsej 17 vite dhe kanë dy djem dhe një vajzë. Forbes këtë divorc, e ka shpallur si më të shtrenjtin në histori.
Travis me album të ri
26.04.2013 14:10 postuar nga: Ella
Travis kanë konfirmuar planet rreth lansimit të albumit të ri Where You Stand për muajin gusht. Albumi është studio-përmbledhja e shtatë e bendit dhe albumi i parë në pesë vjetët e fundit (që nga ai i v.2008 – Ode To J Smith). Duke klikuar më poshtë, mund të shikoni videon e hitit Why Does It Always Rain On Me? më shumë...
|
|