< Prev 1 2 314 15 16338 339 340 Next >

Lopez nuk pendohet për të kaluarën, së shpejti në film të ri - Video

16.10.2014 16:04:11 postuar nga: DiTa

Këngëtarja JLo në një intervistë dhënë ‘TheMirror’, ka thënë se ajo aspak nuk pendohet për të kaluarën e saj, kur është fjala për partnerët të cilët i ka ndërruar shpesh.
Për momentin këngëtarja ka thënë se është e dedikuar vetëm ndaj fëmijëve të saj dhe se nuk hyn në prioritetet e saj që të njihet me dikë.

Jennifer Lopez është shprehur se, miqtë e saj prej se është e vetme po i preferojnë që ajo të gjej një partner të ri, në mënyrë që ajo të martohet sërish. “Miqtë e mi po mundohen shumë që të më takojnë me ndonjë, por unë nuk e kam mendjen aty tani. Nuk e kam prioritet lidhjen e dashurisë për momentin. Kam pasur shumë lidhje dhe nuk më vjen turp për mësimet që kam marrë. Unë i bëj gjërat që më duken të arsyeshme për atë moment dhe për momentin dua të jem e vetme. Nuk është se nuk besoj në dashuri, por problemi është: kush do të jetë i gatshëm për të hyrë në jetën time dhe të dy fëmijëve të mi.”, ka shtuar JLo.
Këngëtarja dhe njiherit aktorja Lopez, së fundi ka përfunduar edhe xhirimet për filmin e saj më të ri me ngjarje erotic-thriller, të titulluar ‘The Boy Next Door’.
Në vijim mund të shihni trejllerin e parë të këtij filmi, i cili në kinematë Amerikane pritet që të shfaqet më datën 23 Janar 2015:

më shumë...



Cara Delevingne e ka pranuar se është lesbike - Foto

16.10.2014 16:03:18 postuar nga: DiTa

Modelja e famshme britaneze Cara Delevingne ka pranuar më në fund hapur se ajo është bi-seksuale.

Ajo ka ndarë me miqtë dhe fansat në rrjetin social Instagram një shkrim ku shkruan, “Nuk ka rëndësi kush je dhe çfarë beson, ne jemi një. Jam vonë për National Coming Out Day, por më mirë vonë se kurrë.”

Ajo ka bërë thirrje që njerëzit nuk duhet frikësuar apo turpëruar për të shfaqur kush janë në të vërtetë.
Cara 21 vjeç, ka publikuar edhe një fotografi ku ajo ka të veshur një bluzë të zezë, në të cilën shkruan “Ne jemi ju, shfaqja e vërtetë e vetes”.

Shoqja e ngushtë e këngëtarës shqiptare Rita Ora ka vendosur që të flas për këtë gjë, dy ditë pas datës 11 Tetor, që ishte Dita Ndërkombëtare e Shfaqjes Publike të Preferencave Seksuale (LGBT)…

më shumë...



"Gone Girl" filmi më i shikuar në vikendin që lamë pas

16.10.2014 12:08:33 postuar nga: Mina

Filmi "Gone Girl" ka mbajtur pozitën e parë edhe në vikendin që lamë pas, në box office amerikan. "Gone Girl" ka fituar 26,8 milion dollarë nga shitja e biletave. Rolet kryesore në këtë film i luajnë Ban Affleck dhe Rosamund Payk.  Ky film ka tejkaluar shitjen e tri filmave të tjere të ri, siç janë "Dracula Untold", "Alexander and the Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Day" dhe "The Judge". Në vendin e dytë ndodhet filmi "Dracula Untold", me 23,4 milion dollarë të fituara kurse pozita e tretë i ka takuar filmit "Alexander and the Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Day" me 19,1 milion dollarë të fituara. Shikojeni listën me dhjetë filma më të shikuar në vikendin që lamë pas:

1. Gone Girl - 26,8 milion $

2. Dracula Untold - 23,4 milion $

3. Alexander and the Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Day - 19,1

4. Annabelle - 16,3 milion $

5. The Judge - 13,3 milion $

6. The Equalizer - 9,7 milion $

7. The Maze Runner - 7,50 milion $

8. The Boxtrolls - 6,67 milion $

9. Left Behind (2014) - 2,9 milion $

10. Guardians of the Galaxy - 1,8 milion $

 

më shumë...



Robert Redford fitues i çmimit "Chaplin"

16.10.2014 12:06:56 postuar nga: Mina

Aktori hollivudian dhe regjisori Roberd Redford, është fitues i çmimit prestigjioz për vepër jetësore, kurse çmimi do ti dhurohet në ceremoninë e cila do të mbahet në muajin prill në New York. Robert është fitues i çmimit "Chaplin" për vepër jetësore, të cilën e dhuron Shoqëria filmike e Qendres Lincoln. Siç shkruan BBC, aktorit 78 vjeç çmimi do ti dhurohet në ceremoni në muajin prill. 

më shumë...



Performanca e Dave Grohl në koncert (video)

16.10.2014 11:52:38 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/F1Vay5f.jpgDave Grohl ka performuar hite të The Rolling Stones dhe Bob Dylan-it gjatë një koncerti të mbajtur në New York.
Frontmenit të The Foo Fighters iu bashkuan në skenë Taylor Hawkins dhe Perry Farrell të Jane’s Addiction për performancat spontane të këngës së Stones, Miss You, dhe të Dylan, From A Buick 6.
Ndryshe, albumi i tyre i ardhshëm, Sonic Highways, do të lansohet më 10 nëntor.
 

më shumë...



Maejor Ali ft. Justin Bieber – All About That Bass (rmx)

16.10.2014 11:49:36 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/9P2FcID.jpg‘Çmenduria’ rreth mega-hitit të Meghan Trainor po vazhdon. Pas plot pesë javë në majën e top-listës amerikane të Billboard Hot 100, çmenduria rreth hitit të madh të Meghan Trainor, këngës All About That Bass po vazhdon – remiskin më të ri e prezanton producenti (hip-hop & R&B) Maejor Ali. Në refren është edhe Justin Bieber. Versionin e ri të këngës All About That Bass mund ta dëgjoni këtu

më shumë...



The Ting Ting Tings – Do It Again (video)

15.10.2014 13:38:39 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/v8alwoo.jpgThe Ting Tings kanë prezantuar videon e tyre të re muzikore online. Regjisor i videos për singlin Do It Again është Andrew Daffy. Kënga është shkëputja e fundit nga albumi i ri, Super Critical.
Do It Again pritet të plasohet në treg më 3 nëntor, ndërsa Super Critical më 27 tetor.
The Ting Tings do të nisen në turnin britanik muajin e ardhshëm.  

 

më shumë...



Nicole Scherzinger – Big Fat Lie (albumi i ri)

15.10.2014 13:36:50 postuar nga: Ella

http://i.imgur.com/MsiUX6e.jpgNicole Scherzinger ka prezantuar një ‘pasqyrë‘ të albumit të saj të ri online. Këngëtarja pritet ta plasojë në treg Big Fat Lie më 20 tetor – solo-përmbledhjen e saj të dytë. Albumi përfshin singlin  Your Love, si dhe lansimin aktual, One The Rocks. Big Fat Lie gjithashtu përfshin Electric Blue në bashkëpunim me TI, Hertbreaker dhe God Of War.  

 

më shumë...



Passenger publikon video klipin e këngës '27' - Video

15.10.2014 13:04:45 postuar nga: DiTa

Passenger ka publikuar online video premierën komike, të këngës së tij më të re të cilën e ka emërtuar ‘27’.

Kënga në fjalë është pjesë e studio albumit më të ri nga Passenger, të cilin e ka emërtuar ‘Whispers’.

Video klipi i kësaj kënge është xhiruar në Los Angeles, ndërsa aty shihet Passenger - emri i vërtet Mike Rosenberg - duke treguar përditshmërinë e tij në një shfaqje komike ku bëjnë pjesë edhe disa fëmijë.
Në vijim mund të shihni video klipin më të ri të këngës '27’ nga Passenger:

më shumë...



Calvin Harris publikon video premierën 'Slow Acid' - Video

15.10.2014 13:03:49 postuar nga: DiTa

Dj Calvin Harris ka publikuar online video premierën e këngës së tij më të re të titulluar 'Slow Acid'.

Kënga në fjalë është e tëra instrumental dhe është pjesë e studio albumit më të ri të Harris, të cilin e ka emërtuar Motion.
Në këtë album të ri, Harris ka bashkëpunuar me Ellie Goulding, Gwen Stefani, Haim dhe Big Sean, ndërsa në treg albumi pritet që të lansohet më datën 4 Nëntor 2014.

Në vijim mund të shihni video klipin më të ri të këngës 'Slow Acid' nga Calvin Harris:

më shumë...



< Prev 1 2 314 15 16338 339 340 Next >