Pop këngëtarja Jennifer Lopez ka thënë se qëndrimit të saj në show teliviziv, American Idol, i ka ardhur fundi. Lopez ka bërë të ditur se do të largohet nga ky show, kurse edhe kolegu i saj nga kjo shfaqje Steven Taylor do ta bëj po të njejtën gjë për t’iu përkushtuar bendit të tij. Lopez, e cila ka qenë në juri në këtë show gjatë dy sezoneve të kaluara, gjatë një intervite të dhënë prezantuesit Rayan Sikrest ka thënë se është koha të largohet. “Nuk mendoj se mund të ndodhem aty çdo ditë, në çdo kohë, siç isha gjatë dy viteve të kaluara”, ka thënë Lopez duke shtuar se ka obligime tjera profesionale por edhe ndaj binjakëve të saj. Jennifer, 42 vjeç, ndodhet në turne me latino këngëtarin Enrique Iglesias kurse dy filmat e saj të fundit të realizuar, tani po shfaqën në kinematë botërore.