Tom Cruise dëshiron një film aksion me David Beckham

16.12.2011 15:10 postuar nga: Miredita

David Beckham është i vetëdijshëm se së shpejti do të i duhet të dal në pension nga futbolli dhe ka filluar tashmë të kërkoj një punë që do të mund të i sjell të ardhura më vonë, e ai është aktrimi. Për të ndihmuar futbollerin në ndihmë i ka dalur shoku i tij, aktori Tom Cruise i cili i ka propozuar një rol në industrinë e filmit. Sipas mediave Amerikane, Cruise i ka propozuar futbollerit Beckham që të luaj në një film aksion. Mediat Amerikane online, citojnë aktorin Criuse të ketë thënë:
"Unë uroj që David-it të i jepet një shans dhe mendoj se ai do të ishte fantastik në një film aksion ku ne do të luanim së bashku. Unë mendoj se ai do të jetë i madh," ka thënë Cruise.

Nga ana tjetër futbolleri me famë botërore David Beckham mendon se do të ishte i tmerrshëm si aktorë dhe ai deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat për aktorë, mirëpo ende nuk dihet se a do të refuzoj edhe këtë ofertë të aktorit Tom Cruise.