Këngëtarja, aktorja dhe njiherit stilistja e famshme Jennifer Lopez ka vendosur që të luaj edhe në dramë, e cila do të tregoj anën e saj lezbike.
43 vjeçarja Lopez e cila është edhe nënë e dy binjakëve Max dhe Emme nuk e ka ndërmend të largohet nga vëmendja e mediave dhe e fansave të saj, por po i përkushtohet 100% edhe profesioneve të cilat ka zgjedhur ajo.
Këtyre ditëve Lopez ka qenë tejet e angazhuar përveç si gjyqtare në spektaklin e famshëm ‘American Idol’, Lopez do të i bashkangjitet në turne për disa koncerte edhe këngëtarit Enrique Iglesias
Jennifer Lopez tani ka nënshkruar kontratën që e bënë atë edhe producente të një drame televizive që do të transmetohet në kanalin TV Amerikan ABC Family dhe do të ketë për bazë një histori lesbike të dy femrave.
Në këtë projekt Lopez do të bashkëpunoj me Simon Fields dhe Greg Gugliotta, me të cilët ajo ka bashkëpunuar edhe në filmin ‘Beautiful Girls’.