Morgan Freeman: Obama, jo presidenti i parë me ngjyrë09.07.2012 12:09 postuar nga: DiTa “Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara duhet ende të zgjidhet. Barack Obama është presidenti i parë me racë të përzierë”, kështu citohet të ketë thënë aktori i mirënjohur Morgan Freeman. Në një intervistë për radion Amerikane ‘National Public Radio’, ku aktori Freeman ka promovuar filmin e tij të fundit, ai ka folur pa dorëza lidhur me presidentin Obama. Por aktori sërish ka lavdëruar punën e Presidentit Barack Obama, madje ai i ka cilësuar si “tepër të ashpra” kritikat që i janë bërë presidentit, duke akuzuar republikanët se kanë vetëm një objektiv: “Të çojnë Obamën në shtëpi”.
|

