Dje ka ndrruar jetë aktori Ernest Borgnine

09.07.2012 12:05 postuar nga: DiTa

Aktori legjendar Ernest Borgnine ndoshta më i njohur për rolin e tij në filmin "Marty," ka ndërrar jetë mbrëmë në moshën 95 vjeçare.

Zëdhënësi i tij Harry Flynn, ka njoftuar për agjensionin e lajmeve ‘Associated Press’, se Borgnine vdiq mbrëmë në Sinai Medical Center, i rrethuar nga familja e tij.

Borgnine fitoi çmimin ‘Oscar’ për rolin e tij në filmin "Marty" në vitin 1955 dhe gjithashtu ka luajtur në mbi 100 role dhe ndër filmat më të njohur janë; "From Here to Eternity" , "Bad Day at Black Rock." “Three Brave Men”, “The Vikings”, “The Last Judgement” e shumë të tjerë.

Borgnine sa ishte i ri, ka shërbyer edhe për Marinën e Shteteve të Bashkuara për 10 vite, gjat periudhës kur SHBA hynë në Luftën e Dytë Botërore.