Zana Krasniqi, imazh i një brendi optik

09.07.2012 12:03 postuar nga: DiTa

Supermodelja shqiptare, Zana Krasniqi ditëve të fundit ka pranuar ftesën që të bëhet imazh i një brendi të syzeve.

Ky lajm u bë i ditur nga bukuroshja e cila postoi vetë disa foto me syze, në faqën e saj në rrjetin social në Facebook si dhe tregoi se do të promovoj një brend të ri të syzeve. Zana nuk e ka zbuluar ende se cila do të jetë kjo markë të cilën do ta promovoj ajo, vetëm ka shkruar se këtë markë më herët e kanë promovuar emra të njohur të skenës Amerikane.

Zana Krasniqi njihet ndryshe edhe si bukuroshja e parë e cila ka përfaqësuar Kosovën në ”Miss Universe.