Lily Allen në pritje të fëmijës së dytë

09.07.2012 11:59 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Lily Allen ka njoftuar se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës së saj Ethel Maria, Lily përmes faqës së saj zyrtare në ‘Twitter’ i ka njoftuar fansat e saj se ajo është duke pritur fëmijën e dytë.

Këngëtarja Lily Allen ka dhënë edhe një intervistë për gazetën ‘Mirror’, ku ka konfirmuar lajmin në fjalë, por ka njoftuar fansat e saj se ajo është duke punuar edhe në albumin e saj më të ri.

‘Unë jam shumë e kënaqur që kam shtatëzani shumë të lehta, pasi që aktualish unë jam e znënë në studio me Greg Kurstin duke inçizuar material të reja’, citohet të ketë thënë Lily Allen për burimin në fjalë.

Sipas ‘Mirror’, këngëtarja e ka në plan që të kaloj pjesën tjetër të verës duke punuar në albumin e saj më të ri, e pastaj të marrë një pushim para lindjes.