Scarlett Johansson, aktorja më e paguar

09.07.2012 09:05 postuar nga: Mina

Aktorja e bukur ka fituar 20 milion dollarë për rolin e saj në pjesën e dytë të filmit Avengers. Scarlett është bërë aktorja më ë paguar e të gjitha kohërave, sepse deri më tani, asnjë aktore nuk ka fituar honorar aq të madhë për rolin në një film. Me honorarin nga 20.1 milion dollarë, Scarlett, 27 vjeçe, ka fituar më shumë se Angelina Jolie në filmin The Tourist, 18 milion dollarë. Producentët kanë dashur që Scarlett të nënshkruaj kontratën për pjesën e dytë të këtij filmi, pas rekordit të fituar nga lansimi i pjesës së parë të filmit, 936 milion dollarë. Mediet botërore shkruajnë se Johansson është ylli më i popullarizuar për momentin.