Matilda Nikhasanaj lavdërohet në Itali

06.07.2012 14:15 postuar nga: DiTa

Shqiptarja Matilda Nikhasanaj, e cila jeton në Firence të Italisë dhe e cila ka lindur në Lezhë të Shqipërisë, është lavdëruar shumë nga mediat Italiane.

Bukuria e biondes me sy të shkruar, ka rënë në sy edhe nga mediat në fjalë, pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin më të madh në diasporë, “Miss Diaspora Germany 2012”, ku e fitoi çmimin ‘Miss Diaspora Freedom’ dhe hyri në ‘Top 5’ e më të mirave.

Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka gjetur një vend apo një rubrikë edhe për bukuroshën shqiptare, në të cilën përshkruhet bukuria e saj si dhe flitet edhe për suksesin e shkëlqyeshëm të saj,si student e psikologjisë.

Sipas burimit në fjalë, kjo vajzë shqiptare premton shumë dhe se menjëherë pas këtij spektakli,Matildës i janë hapur menjëherë dyert në  evenimente të tjeranëItali, të cilat po përkrahen edhe nga mediat italiane.